Gjithnjë e më shumë studentë mësojnë shqip në Beograd


Serbia edhe Kosova para një viti kanë nënshkruar një marrëveshje për normalizimin e raporteve. Serbët dhe shqiptarët i lidhin shumë gjëra. Mësimi i gjuhës, mund ti afroj këta dy popuj, kështu raporton Radio Deutsche Welle.
Para luftës në Kosovë serbët nuk kanë treguar interesim për mësimin e gjuhës shqipe njësoj sikurse kosovarët për atë serbe.
Sot, 6 vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Universitetin e Beogradit, gjithnjë e më shumë studentë mësojnë shqip.

Njëri prej tyre është Damjan Filipoviç. Para tri viteve ai e ka njoftuar familjen e tij se dëshiron të mësoj shqip. Prindërit e tij në fillim ishin të befasuar mirëpo nuk kanë reaguar negativisht në vendimin e tij.
Më së tepërmi e ka befasuar shoqërinë e tij.
Askush nuk e kishte të qartë prej nga interesimi për gjuhën shqipe.
“Sigurisht se disa prej tyre kishin paragjykimet e caktuara për shqiptarët, por në ndërkohë, kanë një mendim tjetër. Kam dashur të mësoj diçka më tepër rreth popullit shqiptar. Shumë njerëz në shtetin tim nuk i njohin shqiptarët edhe pse me shekuj jetojmë pranë njëri tjetrit”, ka thënë Filipovic.
Njëkohësisht në Serbi ka shumë pak prej atyre që flasin shqip. Kjo në ndërkohë ka ndryshuar falë studentëve të rinj të cilët kanë vendosur që të studiojnë albanologjinë. Persida Asllani, profesoreshë në Universitetin e Beogradit, ka thënë se numri i studentëve në këtë Unviersitet që studiojnë gjuhën shqipe për dallim me vitet e tjera është dyfishuar. Katedra e Gjuhës Shqipe ka marrë 60 studentë të rinj.

Njohuria e Gjuhës Shqipe ndihmon në pranimin në punë

Nuk bëhet fjalë për një numër të madh të studentëve të gjuhës shqipe por ka interesim të rritur që nuk duhet anashkaluar. Për më tepër kjo pritet të përmisoj mirëkuptimin në mes të serbëve dhe shqiptarëve. Motivimet e studentëve për të mësuar gjuhën shqipe janë të ndryshme, tregon Asllani.
“Disa duanë të bëhen ballkanolog ndërsa disa të tjerë vijnë këtu vetëm se aty kanë mundur të hyjnë. Pas dyshimeve fillestare është treguar një bindje se kjo gjuhë mund ët jetë aktive dhe të jetë e dobishme njësoj si tjera”, ka shtuar Asllani.
Ka edhe të atillë, që mendojnë se gjuha shqipe do tua lehtësoj punësimin. “Gjatë intervistave për punë njohuria e gjuhës shqipe konsiderohet si përparësi”.

Lufta në Kosovë dhe pasojat e 
mësimit të gjuhës

Ku ka mbetur interesimi i kosovarëve për mësimin e gjuhës serbe? Dekani i fakultetit filologjik në Universitetin e Prishtinës, Sedat Koci, thekson se “Plagët e të kaluarës janë ende të freskëta”.
Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 katedra e gjuhës jugosllave në të cilën ishte mësuar edhe serbishtja ka qenë e ndërprerë. Gjeneratat e reja të kosovarëve nuk flasin shqip.
Edhe pse serbishtja është një prej gjuhëve zyrtare në Kosovë. Megjithatë nuk janë të gjitha urat në mes të dy shteteve të shkatërruara. Në bashkëpunim me Universitetin e Beogradit ekziston një marrëveshje për ardhjen e studentëve serb për seminar në Prishtinë. Tri vite radhazi janë organizuar kurse verore në UP.

Optimizëm në Prishtinë

Bisedimet politike rreth dialogut që tani e disa vite po zhvillohet në mes të Beogradit dhe Prishtinës ka pasur ndikim pozitiv në Universitete. Interesimi për gjuhën serbe është duke u ngjallur sërish, ka thënë Koci.
Ai ka shpresuar që në semestrin e ardhshëm dimëror fakulteti filologjik do të hapë katedrën për ballkanologji. Nëse ndodh kjo, do të ofrojmë edhe gjuhën dhe literaturën serbe. Për Kocin, është me rëndësi që studentët të kuptojnë rëndësinë jo vetëm të gjuhës serbe por edhe gjuhë të tjera nga regjioni./Zeri/