Disa të dhëna demografike boton gazeta “Dnevnik”. Sipas statistikës zyrtare të Entit Shtetëror për statistikë, gazeta ditore ka llogaritur se për çdo ditë në Maqedoni ka nga 8 maqedonas më pak. Përkundër kësaj, rritet numri i shqiptarëve, çdo ditë, numri i shqiptarëve rritet për 13 njerëz.
Sipas analizës së gazetës “Dnevnik”, vitin e kaluar kanë vdekur 14823 maqedonas përkundër 11995 fëmijëve të porsalindur të etnitetit maqedonas, që do të tho të se numri i popullatës shumicë në vend ka rënë për 2828 persona.
Përkundër këtyre të dhënave, vitin e kaluar kanë lindur 8035 shqiptarë ndërsa kanë vdekur 3416 që do të thotë se numri i shqiptarëve është rritur për 4619 persona. /Shqipmedia.