Bashkëshortja e Hitlerit ishte… hebreje (?!)


Bashkëshortja e Adolf Hitlerit Eva Braun ka qenë me origjinë hebreje, ka treguar një analizë e ADN-së që është kryer për nevoja të një filmi dokumentar që do të transmetohet në Channel 4.
Ekspertët në një analizë të mostrës së ADN-së, kanë gjetur një sekuencë specfike të ADN-së që ndërlidhet me hebrenjtë ashkenazi që përbëjnë 80 përqind të hebrenjve të botës.
Kjo tezë bazohet në analizën e lëkurës së kokës që është gjetur në furçën e flokëve në rezidencën e Hitlerit në Berghof, ku Eva Braun ka kaluar kohë të gjatë, në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.
Autorët e dokumentarit pohojnë se gjithçka tregon se mostra e analizuar është floku i Eva Braun, por thuhet se mënyra e vetme që kjo të verifikohet do të ishte krahasimi i ADN-së me të afërmit e gruas së Hitlerit që janë të gjallë.
Por asnjëri prej tyre nuk ka dashur t’i nënshtrohet këtij testi.
Eva Braun ka qenë dashnore e Hitlerit për një kohë të gjatë. Ata janë martuar më 29 prill 1945, një ditë para vetëvrasjes në një bunker në Berlin, i cili kishte rënë në duar të sovjetikëve.
Në Gjermani, gjatë shekullit 19, një numër i madh i hebrenjve Ashkenazi janë konvertuar në të krishterë.

Related Posts: