Home »
Opinione
» Ato me gjunj të zbuluara sikur të kishin ndjesi për të gjallët, sigurisht se shoqërisë sonë nuk do t’i sëmurej për vdekje morali
Ato me gjunj të zbuluara sikur të kishin ndjesi për të gjallët, sigurisht se shoqërisë sonë nuk do t’i sëmurej për vdekje morali
Mini-fundi është bërë veshja më normale edhe në mesin e grave dhe vajzave shqiptare dhe muslimane. Madje ta kritikosh një dukuri të tillë të shohin si jonormal! Kudo që ulen, gjoja se zihen ngushtë, mundohen ta ngrehin teposhtë mini-fundin me gishtat e tyre me thonj të paprera. Harrojnë se e shkurtëra e shkurtër është. Mund ta mbulosh mollëzën e gjurit për pak çaste, por do ta zbulosh belin!
Shumë prej tyre shkojnë edhe për vizitë në varrezat e dëshmorëve me këtë lloj të veshjes. Disa prej të pranishmëve u habitën se si ka mundësi me kësi lloj veshjesh të vizitohen varrezat e dëshmorëve. Ndërsa mua kjo fare nuk më habiti, sepse unë nuk kërkoj që ato t’i nderojnë ata që u nderuan prej të madhit Zot, por unë kërkoj të nderohen fillimisht të gjallët, edhe pse nuk duhet të mungon nderi si në sjellje ashtu edhe në veshje në varrezat e dëshmorëve dhe gjetiu. Kësodore, asgjë nuk është të shkohet me mini-fund në varrezat e dëshmorëve krahas sorollatjeve me kësi lloj (zh)veshjesh në mesin e të gjallëve kudo!
Burimi:Iljasa Salihu