Aksioni i forcave ukrainase, vriten 5 prorusë në Sllavjansk (VIDEO)


Pesë separatistë prorusë humbën jetën, ndërsa një ushtarë ukrainas është plagosur sot gjatë aksionit të anëtarëve të forcave të armatosura të Ukrainës për kthimin e kontrollit ndaj qytetit Sllavjansk në pjesën lindore të vendit, kumtoi ministria ukrianase e Punëve të Brendshme.
Në kumtesë citohet se forcat ukrainase  kanë shkatërruar tre pika kontrolluese të grupeve paraushtarake separatiste në pjesën verilindore të Sllavjanskut.
Zëdhënësja e forcave lokale  “paraushtarake proruse për vetëmbrojtje”, Stella Horosheva, sërish, kumtoi se gjatë përleshjeve kanë humbur jetën të paktën dy luftëtarë të tyre.
Mediat perëndimore paraprakisht lajmëruan se automjetet e blinduara të Armatës ukraianse kanë hyrë në Sllavjansk, i cili vlen për bazë detare kryesore të separatistëve prorusë në Ukrainën lindore.
Prefekti i vetëshpallur i Sllavjanskut, Vjaçesllav Ponomarjov u bëri thirje bashkëqytetarëve të mbesin në shtëpitë e tyre.
Mediat lokale lajmërojnë se forcat proruse  në Sllavjansk në ndihmë u kanë ardhur vullnetarëve nga qyteti fqinj Krasnij Liman.
Në mëngjes ushtarët ukrainas me uniforma të maskuara me shenja të njësive desante me gjashtë automjete të blinduara BMD-3, janë sistemuar 12 kilometra nga Sllavjansku, në fshatin Malinovka që gjendet në rrugën kryesore drejt Donjeckut. Ushtarët vendosën pikë kontrolli në rrugë dhe i kontrollojnë automjetet të cilat lëvizin prej dhe drejt Sllavjanskut.
Dy persona humbën jetën natën e kalaur kur tani për tani sulmues të panjohur kanë hapur zjarr ndaj pikës kontrolluese të separatistëve prorusë në afërsi të qytetit Sllavjansk në pjesën lindore të Ukrainës.
Ministri ukrainas i Punëve të Brendshme Arsen Avakov në profilin e tij në Facebook sot shpalli se sulmin e kanë kryer “rreth 70 persona të udhëhequr nga ushtarët rusë”.
Minsitria ukrainase e Mbrojtjes sërish kumtoi se sulmin e kanë kryer “përafërsisht 100 sulmues me automatë, pushka mitralezë dhe bomba”. Sulmuesit ishin refuzuar  dhe kanë duruar humbje të mëdha, shtohet në kumtesë.

Related Posts: