Historia e spiunazhit është e mbushur plot me agjentë të famshëm, që me heroizmat e tyre për kombin, apo dhe tradhtinë për kombin e tyre kanë hyrë në histori. Prestigjiozja britanike “The Guardian” rendit 10 spiunët më të aftë të historisë. Rasti i Kim Filbit është ndoshta më interesanti prej tyre. Filbi ishte një njeri si gjithë të tjerët në aspektin thjesht human, dhe shumë i aftë në aspektin profesional e që gëzonte kësisoj respektin e të gjithëve – kompetent dhe i zellshëm, i dekoruar pas luftës – dhe një koleg e shok pune i sjellshëm e i shoqërueshëm. E shoqja e tij e shihte atë si “një bashkëshort të shkëlqyer” dhe e klasifikonte martesën e tyre si “perfekte”. Ai kishte bërë karrierë në shtresat më të larta hierarkike të shërbimeve sekrete britanike brenda 10 viteve, mes viteve 1941-1951, pa bërë kështu të hidhej as edhe një hije sado e vogël dyshimi për veprimtarinë e tij në shërbim të sovjetikëve. Hugh Trevor-Roper (autori i gjykimit me pasoja ndaj kolegëve të tij të përmendur më lart), e njohu Filbin gjatë viteve të luftës dhe e përshkruante atë si “një person i jashtëzakonshëm: i jashtëzakonshëm për nga virtytet, për inteligjencën e shfaqur, i sofistikuar e madje, edhe realist”. Ai lindi në Indi, koloni e Anglisë; djalë kurajoz, pak rebel, mendohej gjatë para se t’i futej një problemi, por mund të përmbyste edhe malet për ta realizuar atë. Nuk ndërronte mendje kollaj dhe qëndrimin e vet e kishte deklaruar: “Urrej fashizmin deri në vdekje dhe varrin e dua në Rusi”. Më 1929 në Angli erdhën në fuqi laburistët, vit që shënoi edhe vendosjen e marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Anglisë dhe ky vit shënoi edhe fillimet e një simpatie te anglezët ndaj revolucionit rus e B.S. Modeli sovjetik po simpatizohej deri aty sa shumë të rinj intelektualë, përfaqësues të shtresave të pasura, kishin nisur të përbuznin jetën e tyre mondane e të shfaqnin shenja rebelimi ndaj klasave të pasura. I tillë ishte edhe Kim Filbi që, duke u ndjerë afër ideve të komunizmit, u bë anëtar i një shoqërie tepër sekrete ku aderonin mjaftë të rinj të tjerë disa prej të cilëve hynë në listat e KGB-së. Studioi për histori e ekonomi, vendosi lidhje me simpatizantë të tjerë, madje edhe në Francë e Gjermani me një qëllim të madh: luftë kundër nazistëve gjermanë. Herë nga Anglia e herë nga Austria, vendi ku kishte mjaftë çifutë, por që ishte edhe vendi më antisemit i botës, Kim Fildi u vu nën shërbimin sovjetik, gjithnjë i vëmendshëm e besnik për çështjen e revolucionit botëror. Fliste shumë gjuhë, njihte mirë shtetet e Europës që bënin politikën e madhe, inteligjent e profesionist. Kur Gjermania ra, raportet sekrete shkruanin se B.S., pas fitores do të triumfonte duke kërkuar hegjemonizmin saj nëpër Europë. E për të penguar këtë përhapje britanikët duhej të ndërmerrnin hapa konkretë deri te ngritja e një seksioni përkatës. Zyrat e KGB-së i kërkonin Filbit të hidhte në dorë dokumentat e këtij seksioni. Shumëkush s’kishte besim, por ai ia arriti. Sigurisht jo gjithçka rrëshqiste mirë. Një nëpunës i ambasadës sovjetike në Ankara në këmbim të një arratisjeje dhe ca të hollave u dha përfaqësuesve të Anglisë në Turqi emrat e tre spiunëve angleze që punonin për llogari të sovjetikëve. Ishin Filbi, Bërgesi dhe Meklin, por që për fat të treshes posta ra në duart e Filbit i cili njoftoi qendrën. Punonjësi sovjetik “u paralizua” dhe më vonë vdiq. Gjithçka u mbyll qetësisht dhe tashmë Filbi ishte truri i spiunazhit evropian. Aleanca Atlantike e pa qartë se Hitleri po thyhej e duhej sabotuar komunizmi në Bashkimin Sovjetik. Agjentë të shumtë zbarkuan, por shumica binin në duart e trupave te kuqe. Ishte e qartë; spiunët rusë lajmëronin gjithçka. Ishte viti ’51, kur Kim Filbi ”mësoi” për arratisjen e Meklinit (ai kishte ndihmuar në atë arratisje) dhe që aty ai e kishte fare të qartë se shërbimit të tij po i vinte fundi. Hapi sirtarët e kujtesës së tij duke kërkuar të sistemojë aty gjithçka. Shumë dokumenta i dogji në oxhakun e shtëpisë së tij, të nesërmen edhe aparatet që i kishin shërbyer për fotografimin e dokumentave. U kthye nga Amerika; u mor në pyetje, por ai ishte i përgatitur për gjithçka dhe u mbrojt mjaft mirë. Amerikanët kanë kërkuar që ai të shkonte në gjyq shumë më herët, por anglezët kanë hezituar, vetëm e mbanin nën survejim. Ai ishte brenda rolit të vet; mjeshtërisht, arriti të bindë qeverinë britanike se ata s’kishin asnjë fakt që të vërtetonte se ai kishte qenë agjent i sovjetikëve. Shkoi në Bejrut si gazetar dhe që andej më 1963 u vendos në Moskë, ku vitet e fundit i kaloi i vetmuar, por kurrsesi pasiv; përgatiti biografitë e plota për shumë agjentë sekretë, merrej me problemet më specifike të shërbimeve sekrete etj. I rrethuar nga miqtë e tij të shumtë, më 10 maj të vitit 1988, heroi më emblematik i spiunazhit, gjenerali më i famshëm i kundërzbulimit, intelektuali i rangut të lartë, aspiruesi më i devotshëm i idealeve komuniste, vdiq. Varrimi i tij ish madhështor, siç ishte edhe vepra e emri i tij./Përgatiti: Endri Farka
1. Melita Norwood (1912-2005)
Në dukje ajo ishte asistentja e pafajshme e drejtorit të një prej qendrave të kërkimit atomik në Britani, që në fshehtësi ia kalonte sekretet e bombave atomike Rusisë për 37 vjet, para se të identifikohej në vitin 1999. Vajza e një babai nga Letonia dhe mamasë, simpatizante të komunizmit, spiunazhi i saj u ekspozua në moshën 87 vjeçare. Përgjigja e saj ishte: “Mendova se do ta merrja në varr me vete këtë sekret”.
Në dukje ajo ishte asistentja e pafajshme e drejtorit të një prej qendrave të kërkimit atomik në Britani, që në fshehtësi ia kalonte sekretet e bombave atomike Rusisë për 37 vjet, para se të identifikohej në vitin 1999. Vajza e një babai nga Letonia dhe mamasë, simpatizante të komunizmit, spiunazhi i saj u ekspozua në moshën 87 vjeçare. Përgjigja e saj ishte: “Mendova se do ta merrja në varr me vete këtë sekret”.
Duquesne, njeriu me kombësi afrikano-jugore, u zhgënjye dhe iu neveritën veprimet e ushtrisë britanike gjatë Luftës Boer, në veçanti politikat dhe burgimet që Lord Kitchener i bëri mamasë dhe motrës së tij në kampe përqendrimi. Fritz Duquesne u bë spiun gjerman në vitin 1914. I maskuar si një hulumtues shkencor, ai vuri disa bomba me sahat në disa anije britanike, falsifikoi vdekjen e tij dhe më vonë pohoi se kishte qenë përgjegjës për përmbytjen e anijes ku ndodhej Kitchener në udhëtimin e tij fatal në Rusi në vitin 1916.
Një vullnetare amerikane i Operimeve Ekzekutive Speciale gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hall operoi në Francën e pushtuar. Ajo koordinonte aktivitetet e saj gjatë kohës që punonte si korrespondente për New York Post, dhe u shfaq në listën e Gestapos si një ndër më të kërkuarit. Në listë njihej me emrin “Zonja e Çaluar”, kjo për faktin se në vitin 1932 kishte qëlluar veten në këmbë duke e zëvendësuar atë me protezë gjymtyrësh (në të cilën kishte fshehur dokumente të shumta).
Si një fizikant bërthamor që erdhi në Angli në vitin 1933, gjermani Fuchs punoi në një projekt britanik sekret të bombave atomike dhe më vonë në Projektin Amerikan. Ai u arrestua dhe u burgos në vitin 1950 dhe ishte e qartë që po ja kalonte informacionet Bashkimit Sovjetik, i motivuar nga ndjenjat anti-naziste dhe nga këndvështrimi që kishte për arritjen e ekuilibrit të pasluftës. Sipas raportimeve, ai ishte një njeri tepër i sjellshëm dhe akademik.
E lindur në Virxhinia, Maria Isabella “Belle” Boyd u bë spiune e Konfederatave në moshën 17 vjeçare, pasi qëndronte nën survejim nga rojet sepse kishte qëlluar një ushtar të Unionit, sipas kujtimeve të së cilës, (ushtari) kishte fyer atë dhe mamanë e saj. “Ne femrat jemi të detyruara të armatosemi në mënyrë që të mbrojmë veten”. Sharmante dhe e bukur, ajo nxorri sekretet e Unionit dhe u dënua me burgim.
Waslingham ishte mjeshtri i fundit i spiunimit i Tudorit. Sekretari kryesor i Elisabetës së Parë dhe një Protestant i vendosur, ai kishte si qëllim të shtypte Katolicizmin me çdo mjet të nevojshëm. Rekordi i tij ishte i pabesueshëm. Ai zbulonte letra, punësonte falsifikatorë profesionalë dhe urdhëroi torturimin dhe ekzekutimin e Mary-t, Mbretëreshës së Skocisë dhe shumë priftërinjve të varfër katolikë.
I ashtuquajturi “Asi i Spiunëve” u bë pjesë e shkrimeve të shokut të tij Robert Bruce Lockhart. Reilly ishte prototipi i Xhejms Blondit të Flemingut. Ky feminist i njohur, pretendon se shumë nga shfrytëzimet e tij janë të paverifikueshme, por ai është i famshëm për përfshirjen e tij në komplotin britanik për përmbysjen e qeverisë bolshevike leniniste në vitin 1918 me ndihmën e ushtrisë letoneze. Ky komplot e çoi atë drejt dënimit me vdekje.
Duke e marrë pseudonimin e tij nga personazhi i novelës së Rudjard Kipling, Philby u bë komunist në Kembrixh gjatë fillimit të viteve 1930 dhe ai është më i famshmi i “5-shes së Kembrixhit”. Ai ishte kryetar i seksionit të kundër-spiunazhit Sovjetik në Shërbimin e Sekreteve. Influenca e tij ishte aq e madhe sa Stalini refuzonte të besonte se kjo ishte e vërtetë. Ai më pas u shpërngul në Bashkimin Sovjetik në vitin 1963 ku dhe qëndroi deri në fund të jetës së tij.
Gordievsky ishte rezident i Londrës për KGB-në (Komiteti i Sigurisë Shtetërore) në vitet 1980. Gjatë kësaj kohe ai ishte në kontakt me shërbimet sekret britanike. I zhgënjyer me politikën sovjetike pas Pranverës së Pragës, ai ishte një nga oficerët më të vlerësuar të KGB-së që punonte për Inteligjencën Perëndimore. Pas dyshimeve që u hasën, ai u rithirr në Moskë dhe u mor në pyetje. Ai u arratis me ndihmën e britanikëve. Ashtu si dhe Reilly, ai u dënua me vdekje nga autoritetet ruse.
Komunistja hebreje-gjermane, Kuczynski u angazhua në këtë punë që në moshë të re. Në vitin 1930, ajo u zhvendos në Kinë, ku dhe praktikoi teknikat e radios. Më pas jetoi në Zvicër dhe Angli, para se të largohej për në Berlinin Lindor në 1950. Një nga spiunët që ajo konkurronte për KGB-në ishte Kalus Fuchs. Më vonë Ursula u bë shkrimtare e librave për fëmijë.






