Policia e Vlorës bllokoi orët e vonë të mbrëmjes të së hënës rreth 1750 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, ndërkohë që arrestoi 3 persona.
Burime të policisë lokale thanë për ATSH-në se, lënda narkotike u zbulua në një furgon tip “IVECO” me targa AA 961 AY, që lëvizte në aksin rrugor Kuç-Vlorë. Sipas policisë, u arrestuan 3 persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ndërkohë që paraprakisht mendohet se lënda narkotike kishte si destinacion Italinë. Në orët në vazhdim pritet të jepen detaje rreth këtij aksioni të policisë së Vlorës.