Home »
Opinione
» Unë juve tërësisht ju kuptoj dhe plotësisht ju mirëkuptoj, ndaj të paktën ju mos më keqkuptoni
Unë juve tërësisht ju kuptoj dhe plotësisht ju mirëkuptoj, ndaj të paktën ju mos më keqkuptoni
Të gjithë atyre që u pengojnë publikimet e mia, me plot çiltërsi u them se kanë të drejtë, ngase unë përmes kësaj forme, duke mos i përjashtuar edhe format tjera, haptas i kam hapur dhe shpallur luftë të keqës. Nënkuptohet se kjo betejë kujt dhe dikujt i pengon!
Me këtë nuk dua të them se tërësisht jemi të mbërthyer prej të keqës. Kemi mirë e kemi keq, të arritura e ngecje, vjellje nga të ushqyerit e tepërt dhe kërcitje zorrësh prej urisë, ndaj përmes kësaj përpjekje, thjeshtë jam duke i ndihmuar këshilltarëve të cilët paguhen për këshilla edhe pse nuk këshillojnë sa duhet, ndërsa unë edhe pse nuk paguhem fare për këtë që e bëj, sërish nuk përtoj të jap këshilla dhe shtigje. Fal Zotit që nuk jam i vetëm në këtë rrugëtim!
Burimi:Iljasa Salihu





