UKRAINË – Jatseniouk: Kontaktet e para mes qeverisë ukrainase dhe Moskës


KIEV, 4 mars /ATSH-AFP/ – Anëtarët e qeverisë së re ukrainase, të formuar pas shkarkimit të presidentit Viktor Janukoviç kanë pasur kontaktet e para me homologët e tyre rusë, njoftoi sot kryeministri i ri ukrainas, Arseni Jatseniouk.
“Aktualisht, konsultimet janë disi të rezervuara, por tashmë janë hedhur hapat e para në këtë drejtim”, theksoi Jatseniouk në një komunikatë të qeverisë, të publikuar nga mediat vendase./

/I.P/