Tjetër film për Steve Jobs?

             tjeter-film-per-steve-jobs

Tjetër film për Steve Jobs?

Regjisori David Fincher dhe skenaristi Aaron Sorkin, të cilët kanë realizuar filmin “The Social Network” që flet për themeluesin e Facebook-ut, Mark Zuckerbeg, kanë vendosur që të bëjnë një film mbi jetën e themeluesit të kompanisë Apple, Steve Jobs.

Fincher thuhet se është në bisedime me Sony Pictures për përgatitjen e filmit, ndërsa sipas mediave amerikane, roli kryesor do t’i ofrohet aktorit Christian Bale.

Burimet pranë regjisorit thonë se ai është i vendosur që vetëm Bale ta luajë rolin, përndryshe nuk do ta bëjë filmin.

Kujtojmë që një film biografik për Steve Jobs u xhiruar në vitin 2013 me Ashton Kutcherin në rolin kryesor, por ai film nuk u pëlqye shumë.

Burimi: www.mistreci.com