Kryetari i PDSH-së Menduh Thaci sot rreth orës 13 ka qëndruar sërish në restorantin Sushiko në Shkup ku sipas informatave të Alsat M ka takuar Sasho Mijallkovin, drejtorin e drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim .
Detaje nga takime për momentin nuk ka edhe pse i njejti vjen një pasi kreu i PDSH-së në tutubimin me qytetarët në Studeniçan deklaroi se ai do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme me Gruevskin pas zgjedhjeve të 27 prillit.
Kjo është hera e dytë që kreu i PDSH-së Thaçi në këtë lokal takon Mijallkovin.
Hera e parë ishte një ditë para se i njejti të mer vendimin që PDSH të dal me kandidat presidencial edhe pse paraprakishte kishte deklaruar se atë dhe partinë e tij nuk e interesojnë zgjedhjet presidencijale. /Alsat-M/






