Mbi dritare nata derdh qetësine
dhe shiu i furishëm shoqëron vetminë.
Lart në qiell të errët dy sy shkelqejnë
një zemër të vetmuar mbushin shpresë.
Heshtja mbretëron…
Dy sy të vegjël ngadalë mbyllen…
një buzeqeshje e ëmbël
vjedhurazi shikon
dhe niset në kërkim të ëndrres së sajë.
Ngadalë lundron në det
dhe ngritet e fluturon në qiell
me dy sy qëshkelqejnë atje lart
buzeqeshja flet.
Nata kalon…
Buzeqeshja mbledhë krahët
dhe kthehet në qerdhen e vet…
Serish heshta mbreteron…
dhe syte e vegjel hapen me nxitim
Tani dielli i posalindur ndriqon
” Të kam ëndërruar,”
një zë tingellon
dhe sërish heshtja mbretëron…





