S’ka zgjidhje! Pas 6 orësh nis lufta e shekullit, Putin urdhëron sulm ajror me raketa


E ndezur dhe gjatë ditës së sotme ka qenë situata në Ukrainë, ndërsa Rusia nuk ka hedhur asnjë hap pas nga kërcënimet që ka bërë.
Qeveria e përkohëshme e Ukrainës ka dhënë urdhër për mobilizim të plotë ushtarak, në përpjekje për t’u ballafaquar me atë që kryeministri i ri e ka cilësuar si akt lufte nga Rusia. Në një fjalim para parlamentit, Kryeministri Arseni Jatseniuk paralajmëroi se vendi është në buzë të katastrofës. Ai foli për shtimin e pranisë ushtarake ruse në Krime. Autokolonat me trupa ruse u nisën në drejtime të ndryshme dje në Krime. Ushtarët rusë zunë pozicione strategjike në gadishullin e Krimesë dje. Në përgjigje të dislokimit të tyre, Ukraina dha urdhër që 1 milion rezervistë të paraqiten në detyrë nesër.
DASH
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë sot të ditur se është duke u përgatitur për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke lëvizur në këtë drejtim.
BE ne alarm
Ministrat e jashtëm evropianë zhvilluan sot në Bruksel një mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur nga shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton në përgjigje të inkursionit ushtarak në gadishullin ukrainas të Krimesë.
Ashton bëri thirrje në emër të BE që forcat ruse të kthehen në bazën e tyre pranë Krimeas dhe të mos ndërmarrin asnjë sulm. Sipas saj, BE shpreson për një zgjidhje paqësore mes palëve, Rusi-Ukrainë, ndërsa inkurajoi këtë të fundit për masat që ka marrë në mbrojtje të territorit dhe minoriteteve.
“BE do të vendosë për marrëdhëniet mes BE dhe Rusisë, do të ketë sanksione dhe ne do të marrim masa për këtë situatë. Përgëzojmë masat marra nga Kiev dhe qeveria atje dhe përshëndesim veprimet në të gjitha nivelet të qeverisë dhe për mbrojtjen e minoritetit atje.
Mirëpresim paketën e ndihmës së FMN për Ukrainën. Të dërgojmë një mision fakt-kërkues në Kiev dhe kërkojmë angazhimin tonë fakt kërkues njerëz me njerëz në Kiev.
Ambicia është të zgjidhim këtë situatë, ta ndreqim atë përndryshe do e diskutojmë në Këshillin e Jashtëm”.
Ashton pohon se do të takohet me zyrtarë rusë për të gjetur një zgjidhje. “Do takohem me zyrtarë rusë, kam kontakte me zyrtarë rusë në Bruksel, nesër do takoj ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe BE do të bëjë përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Presim që kjo situatë të zgjidhet në mënyrë paqësore”.
Ultimatumi
Flota ruse në Detin e Zi u ka vënë ultimatum forcave ukrainase në Krimea që të dorëzohen deri nesër paradite, përndryshe nis sulmi. Lajmi ëhstë bërë i ditur nga agjencia e lajmeve ukrainase, “Interfax’, nga ministria e Mbrojtjes në Kiev.
Forcat ruse u bëjnë thirrje forcave ushtarake ukrainase që të dorëzojnë armët.
“Nëse deri në pesë të mëngjesit të ditës së nesërme ata nuk dorëzohen, do të përballen me një sulm të vërtetë që do të nisë mbi njësitë dhe rajonet e forcave të armatosura ukrainase në mbarë Krimean.
Nderkohe Rusia i hedh poshte informacionet se kane vendosur ultimatum.
Ushtria e Ukrainës pohoi sot se trupat pro-ruse kanë rrethuar ose kanë marrë nën kontroll “praktikisht të gjitha” objektet e saj ushtarake në Krime.
Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka ndërmarrë një pushtim ushtarak dhe i kërkoi Moskës të tërheqë forcat, të cilat kanë rrethuar bazat ushtarake ukrainase në të gjithë Krimenë dhe kanë ngritur postblloqe.
Mediat në Rusi njoftojnë se aeroplanë luftarakë rusë fluturuan në hapësirën ajrore të Ukrainës mbi Detin e Zi gjatë natës duke u gdhirë e hëna.
Protestues pro-rusë pushtojnë qeverinë në DonetskDemonstrues pro-rusë kanë pushtuar pjesë të ndërtesës së qeverisë rajonale në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk.
Raportet thonë se protestuesit kanë zënë katin e parë të ndërtesës, ndërsa brenda ndodhen edhe rreth 20 gazetarë dhe pjesëtarë të administratës rajonale.
Raportohet se qindra aktivistë pro-rusë kanë bërë përpjekje, por kanë dështuar të okupojnë ndërtesën e administratës rajonale në qytetin jugor të Odesës.
SITUATA NE KRIMEA
Në rajonin Krimea, ushtarët rusë rrethuan aeroportet dhe bazat ushtarake ukrainase dhe hapën llogore për të kontrolluar autostradën e vetme që lidh pjesën tjetër të Ukrainës me Krimenë. Në Krime nuk ka pasur incidente me armë. Por dy baza ushtarake ukrainase janë braktisur dhe admirali më i lartë ukrainas në Krime vendosi një video në YouTube ku betohej për besnikëri ndaj udhëheqësit separatist të këtij rajoni. Kamandantët ushtarakë ukrainas thanë se Rusia po u ofron pasaporta ruse oficerëve ukrainas në Krime.
Ministria e Jashtme ruse publikoi një përmbledhje të bisedës telefonike 90 minutëshe mes Presidentit Barak Obama dhe Presidentit Putin.
Gjatë telefonatës, Presidenti Putin tha se “Rusia rezervon të drejtën për të mbrojtur interesat e saj dhe të popullatës rusisht-folëse” në Ukrainë. Telefonata u zhvillua pak pasi parlamenti rus autorizoi Presidentin Putin për të dërguar trupa kudo në Ukrainë. Sekretari i Shtetit John Kerry kritikoi ashpër ndërhyrjen ruse në Krime gjatë intervistave televizive dje. Këto veprime, tha zoti Kerry, do ta izolojnë më tej Rusinë.

Related Posts: