Kështu shkruan agjencia e lajmeve Interfax, e cila citon një burim të ministrisë së Mbrojtjes ukrainase. Ministria nuk e ka konfirmuar menjëherë lajmin, dhe nuk dha komente lidhur me flotën ruse në Detin e Zi, e cila ka një bazë në Krime, të marrë nën kontroll nga forcat ruse.
“Nëse ata nuk dorëzohen para orës 05:00 nesër, një sulm i vërtetë do të fillojë kundër njësive dhe divizionet e forcave të armatosura në të gjithë Krimenë”- citon agjencia burimet ministrore.






