Në muajin Maj , nga data 24 / V / deri më 29 / V / 2008, familja SHEHU, Engjëllusha me Namikun bënë një vizitë familiare, respekti, miqësie, kortezie , shoqërore dhe turistike në Italinë tonë fqinjë, tek populli mikpritës, i lashtë, artdashës dhe i kulturuar Italian, me ftesë të kushurinjëve ,të familjes shqipëtare Milova , të Blerinës dhe të Fatmirit,me banim prej 17 vjetësh në qytetin antik, mjaft simpatike dhe pikturesk të Mantovës.
Kjo vizitë dhe ky udhëtim na shtonte kurreshtjen ,gëzimin dhe na jepte një kënaqësi të veçantë dhe të shumëfishtë,sepse bashkohej me dashamirësinë dhe me mikpritjen vëllazërore që na bënë dhe që ne gjetëm përpara tre ditësh tek familja e Flori Bruqit dhe tek miqtë tanë atje , kur ne ishim në Kosovë, si dhe me kujtimin e kahëhershëm të vizitës së Namikut , kur ai shkoi 15 vjetë më pare në Itali, me dragetin“La Viking” sëbashkë me prof. B. Prezën më dt. 27 / IX / 1993 , ku morrën pjesë në konferencën e tretë ndërkombëtare të kardioneurologjisë që mbahej në Pavia, të drejtuar nga Prof. Italo Richichi dhe ku Namiku atje mbajti referatin në gjuhën italiane “mbi shpeshtësinë e hipertensionit arterial në rrethin e Beratit “
Në Berat , në shtëpinë tonë rreth ores 8.30 minuta të dt. 24 / V / ,bëhemi gati për nisje, për të shkuar në Itali. Për të na përciell kishin arrdhur njerëzit tanë, Shpresa Shehu, Valbona Doko, Fatbardha Tabaku, Zeniu ,krushqia Znj. Natasha me Z. Alush Hasanbelliun, si dhe fqinjët. Mbas një përshëndeteje familiare , nisemi për në Tiranë, të shoqëruar nga Z. Alush Hasanbelliu. Rrugës në të dale të Lushnjes , ndalojmë për të ngrenë mëngjes tek “ Blerimi” , që është një lokal lluksos i ndërtuar në kodër në një vend pikturesk. Lokali aty ishte kthyer në një mjedis dasme , ku bëhej ceremonia e një çifti që martohej dhe lokali ishte shtruar për dasmorët.. Mbas një xhirimi me kamer të ambjentit ceremonial për t’a patur si kujtim, nisemi. Në të dalë të Lushnjes ,takohemi me Pëllumbin , me kushuririn e Alushut , në dyqanin e tij. Më tutje në bar-restaurantin “ Pirro” çlodhemi dhe hamë mëngjes. Pastaj vazhdojmë rrugën për në aeroportin e Rinasit “ Nënë Tereza “ dhe në orën 11.30 arrijmë në aeroport, i cili tashmë ka ndryshuar rrënjësisht dhe është modernizuar. Atje në një vend mjaft të rëhatshëm çlodhemi dhe pimë pije freskuese dhe nga një kafe. Më pas vemi tek sporteli i biletarisë “ Bele-air “, dhe morrëm dokumetat, por paguam edhe mjaft para 300 Euro, për plaçkat, që na u duke me të vërtetë si një “ grabitje “ sepse në sportelin e biletarisë Alitalia , që ishte po aty pranë na thane se pagohej më pak për bagazhin.
Ne ndahemi dhe përshëndetemi me Z. Alush dhe vemi për të hipur në avion. Nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit “ Nënë Tereza “ , Engjëllushja dhe unë , nisemi rreth ores 12.50 minuta me aeroplanin “ Belle-air “. Aeroplani kishte një kapacitet mezatar, me rreth 110 pasagjerë. Ne zumë vend në rrjeshtin e nëntë. Githësejtë ishim 30 veta. Stuerdeset ishin shqiptare dhe na servirën pije e biskota. Udhëtimi ishte i qetë dhe zgjati rreth 1.40 minuta .Ne mbrritëm në aeroportin e Veronësmë 14. 30 minuta. Në aeroport kishte hyrje të ndryshme. Për shqipëtarët ishte caktuar posaçërisht hyrje e veçantë se bëhej kontrolli më i imtë. Në këtë hyrje , unë dhe Engjëllushja hymë si gabimisht, mbasi nuk ishte e nevojshme ,sepse ne kishim pashaportë amerikane dhe kjo na kushtoi mbi një orë vonesë Më pas kalojmë në kontrollin e zakonshëm dhe futemi në sallon bashkë me plaçkat..
Në sallon takojmë njerëzit tanë që po na prisnin , Blertën dhe Fatmirin, me të cilët vemi në bar-bufe ulemi për t’u çlodhur dhe pimë nga një freskuese. Më pas sistemohemi rëhatshëm në makinën e familjes Milova dhe udhëtojmë nëpër qytetin e Veronës për të shkuar në Mantova , në shtëpinë e mikpritësve. Mbasi rregullojmë valixhet në magazinën e familjes në katin e pare, shkojmë në shtëpi , ku pritemi me dashuri nga motra e Engjëllushes, nga Haxhireja dhe nga fëmijtë Ergi dhe Barbara dhe të gjithë sëbashku mbas një shplodhje dhe rehatimi drekohemi me gatimet e shijshme të amvises dhe më pas me kafe ekspres.
“ Pamje familiare në shtëpinë Milova në Mantova. “
![]() |
Pas një pushimi çlodhës , Fatmiri me dashamirësi më propozon për të bërë një shetitje nëpër qytetin e Mantovës dhe unë e pranova ofertën me qef dhe me kënaqësi
Mbasdite rreth ores 5.30 minuta, nisemi nga shtëpia e familjes Milova me makinë, Fatmiri dhe unë për të parë , soditur edhe për t’a njohur Mantovën, megjithse ajo si qytet mbetet akoma si një legjendë dhe si një histori e mveshur me njëfarë misteri; por historitë e vjetra të saj mund të përputhen edhe me realitetin. Mantova probabilisht është themeleuar nga Etruskët, që kishin zbritur në Itali 3000 vet më parë nga Anadolli, apo nga Lidia siç përmend Herodoti, (cituar nga Piazza) të cilët patën pushtuar pjesën më të madhe të Rrafshirës Po. Më pas qyteti u zaptua nga Galët. Ndërsa mbas fitores së Casttegios, ajo ra nën sundimin e Romës. Poeti i famshëm Virgjili, i dërguar në Romë, ishte krenar për origjinën e tij, që kish lindur disa km. larg Mantovës.
Në ferrin e Dantes thuhet se: qyteti është themeluar nga i shenjti Manto. Ndërsa në Sh. e III Mantova u invadua nga barbarët, kurse në Sh. e VIII ra nën sundimin e Lombardisë dhe më pas kaloi nën pushtetin e Matilda Canossës. Mbas vdekjes së saj më1115, qyteti u bë Komunë e lire. Më pas ndaj përpjekjeve të imperatorit roman Frederik Barbarosa, për të vendos kontrollin imperial, lindi rebelimi midis familjeve rivale për pushtet.. Më 1328 Bonacolsi , i cili ishte bërë lord i pare i Mantovës më 1273, u rrëzua dhe u përzu nga Luigj Gonzaga, i cili ishte emruar si Zv./ imperial dhe zotrimi i kësaj familje arriti të zgjas deri më 1707.
Në 1432 Gianfrancesko Gonzaga u bë markez i Mantovës.
Vlenë për t’u përmendur edhe një fakt , për të evidentuar rëndësinë që kishte qyteti i Mantovës në Sh.XV . Më 01 / VI / 1459, në këtë qytet u mbajtë kongresi ndërkombëtar, me nxitjen e Papa Piut II, në të cilën morrën pjesë një numër i konsiderueshëm sundimtarësh kryesorë të Europës, i cili shpalli organizimin e një ekspedite ndërkombëtare – kryqëzatën- ,kundër perandorisë Osmane. Ndërsa gjatë viteve 1444 dhe 1478, nën udhëheqien e Ludovikut të II Gonzaga, qyteti u bë një nga qendrat më të lulzuara të kulturës renesante, nësajtë presences në Mantova edhe të artistit Leon Battista Alberti . Nga viti viti 1587 –1612, nën dukën Vicenzo, dukata e tij arriti zenithin e sukseseve artistike dhe u bë një qendër kryesore autonome. Ndërsa gjatë vitieve 1627 – 28 koleksione të tëra arti, u shpërndanë nga të gjitha anët. Një pjesë u dërguan në Angli dhe pjesa më madhe , nën kujdesin e një pune të mire nga komisioni i artit nën kryesinë e familjes Gonzaga,u rujtën në muzeumet e botës.
Në vitin 1707, kur të gjithë pasuesit e familjes Gonzagës kishin vdekur, pereandoria Austriake, përzuri edhe dukën e fundit, i cili e rrënoi pallatin e Dukës me të gjitha paisjet që kishte. Mantova nën sundimin e perandorisë Austriake , u kthye në një qytet- kështjellë, në një pararoi të Vjenës në tokën italiane. Në 1785qyteti ju bashkua dukes së Milanit ,i okupuar nga Napolon Bonaparti në 1797, që ju kthye Austrisë më 1999-1801, por pastaj u bë kryeqyteti i departamentit të Mincios të Napolonit nga 1801 deri 1815 ku u zhvillua një kulture imperiale franceze. Më pas qyteti ra nën sundimin e familjeve Hapsburgut , që e fortifikuan dhe e bënë një kuarter militar austriak të famshëm. Më 1866 Mantova u okupua nga trupat e Piedmontit dhe u aneksua nga mbretëria e Italisë. Në këtë periudhë Mantova humbi rolin kyç dhe të rëndësishëm që kishte në kohën e Austrisë dhe tani kishte vështirësi të madhe për t’u lidhur edhe me hekurudhë me qytetet, me Modenën dhe me Veronën. Mantova në luftën e pare botërore u shpallë zone lufte dhe u kthye në shesh luftimi, ku u mbush me plotë ushtarë dhe me kazerma ushtarake.
Më 1980 Mantova filloi të marrë veten. Të rifitoi vlerat e veta të mëparshme. Të zhvilloi një aktivitet kultural të saj. Të rivendos punën e vet prestigjoze në art dhe në arkitektur. Të organizoi gjerësisht ngjarjet dhe evenimentet e llojeve të ndryshme për t’a sjellë dhe afruar qytetin në kufi të njejtë me kulturën italiane dhe ndërkombëtare.
Mantova është një qytet i lashtë, me një popullsi prej 54.800 veta; me pallate të shumta të skalitura me arkitekturë elegante . Me muze që mbartë historinë antike të qytetit dhe të personaliteteve që e nderuan . Me mjaft kisha që mbajnë në vetvete artin e lulzimt romak të shprehur në kishën famoze Basilica Sant’ Andrea. Me theatro dhe ndërtesa publike të shumta që shprehin dhe reflektojnë progresin dhe kulturën e këtij qyteti dhe të popullit të vet.
Mantova është qytet thesar i artit ndërshekuj, i kulturës së kultivuar,i gastronomisë, i shijes së të bukurës dhe vizitori i huaj e spikat dhe e zbulon hijeshinë e këtij qyteti, bije në dashuri me pamjen e pare dhe e admiron kur largohet prej tij.
Krahina e Mantovës ka një sipërfaqe prej 2238 km., me një territor fushor prej 92 % dhe në veri ndodhet kodra Morenike. Ajo laget nga liqeni Garda i Veronës dhe nga katër liqene të tij liqeni superior, media , inferior dhe nga liqeni Paiolo, të formuar dikur nga devijimi i lumit Mincio. Mantova është kthyer në një ishull të gjerë, i mbrojtur nga të katër anët me liqene dhe fortifikime. . Në provincën e Mantovës rrjedhin 7 lumnjë që i bejnë mjaft pjellore fushat e saj. Ato vaditen nga lumi Po, Mincio, Chiese, Oglio, Secekia, Tiene dhe Tartaro. Provinca ka drejtim agrikulture, por ka të zhvilluar dhe disa degë industriale si atë të tekstileve, metalurgjinë e zezë, të hekurit etj.
Mbasdite,nisemi nga shtëpia e familjes Milova me makinë, duke e përshkuam rrugën –urë të Legnagos, që kalon përmes liqenit Superior dhe media dhe futemi në qëndrën e Mantovës, mbasi e lëmë makinën në një parking nën tokë. Më pas vazhdojmë rrugën në kembë, për në sheshin Sordello , (Piazza di Sardello ), që në mesjetë ishte një shesh i vogël , i rrrethuar me mure , me shtëpi ,me rrugica dhe nga një shesh katedral shumë i vogël. Në vitin 1115 sheshi u shtri më në periferi. Ndërsa në vitin 1370, ai u zgjerua edhe më shumë ,gati me pamjen siç e ka dhe sot, duke u bërë qendër rezidente e familjes Gonzagës dhe po në këtë periudhë sheshit për nder të poetit të Mantovës Sordello , ju vu emri “ Sheshi Sordello “ .
Ky shesh është nga më kryesorët e qytetit si për nga zotrimi i hapsirës, nga vendndodhja e ndërtesave me të rëndësishme të drejtuesëve të qytetit , si dhe nga rëndësia që zë në historinë e zhvillimit të qytetit.. Në ball të sheshit qëndron Duomo di San Pietro, që është një ndërtesë historike mjaft e bukur. Në veri është katedralia e Mantovës.. Në lindje ngrihet ndërtesa e Magna Domus dhe pallati Kapitano, të vendosur mbi Civitas Vetus ,që pëbëjnë qendrën e parë të ndërtimit të Mantovës , të ndërtuar nga familja Bonacolsi , që edhe i përkisnin asaj. Në të djathtë ngrihet vigan pallati i Dukës dhe në jugë është ndërtesa e ashtuquajtur Voltone di san Pietro. Ndërsa në perendim janë pallatet e peshkopit ,Ubertt, Castilionit dhe të Acerbit.
Pallati madhështor i dukes, që përbën një kompleks të përgjithshëm mjaft të madh, është quajtur edhe pallati i Gonzagës. Ai përfshinë një sere bloqe godinash , të datuara në periudha kohore të ndryshme ndërtimi, që zgjasin prej Sh. XIII deri në Sh. XVII, dhe duket se një qytet i tërë është futur brenda qytetit, në një sipërfaqe tre hektarësh , ku ndodhen të rradhitura 15 hapsira të mbyllura : oborre, sheshe, kopështe , si dhe 500 dhoma , shumica e të cilëve nuk janë të hapura për vizitorët. Pallati praktikisht është abandonuar qysh në vitin 1900 dhe vetëm në disa vende është bërë restaurimi. Familja Gonzaga që u fuqizua në vitin1328, i rikonstruktoi shtëpitë e Bonacolsit dhe krijoi një srukturë urbane arkitektoriale të konkretizuar me formën e quajtur Corte Vechio . Në fund të Sh. XIV Bartolino Novara ndërtoi kështjellën San Giorgios për të mbrojtur liqenët dhe për të shërbyer si një force mbështetëse e familjes Gonzaga. Në të n jejtën periudhë u zgjerua edhe sheshi i vjetër i katedrales, i cili ndihmoi për t’u zgjeruar edhe më shumë sheshin Sordello. Në fillim të Sh.XV rreth vitit 1432, Gonzaga u njoh zyrtarih si markez i qytetit.
Fatmiri mbasi më njohur me pallatet për rreth sheshit të Sordellos, u ndal tek pallati i dukës dhe më propozoi që sëbashku të futemi brenda në thellësi për rreth pallatit, për të pare më mirë ndërtesat dhe oborret prapa pallatit. dhe për të shuar edhe kurreshtjen.
Më pas rrugën e vazhdojmë mbas sheshit të sordellos, për të shikuar më tej sheshet e vogëla , të rrethuara djathtas nga dyqane të shumta, ku ekspozoheshin mallra të ndryshme, tekstile elegante, dhe sende të tjera kosmetike. Kurse majtas ngriheshin rradhazi ndërtesa të bukura shumë katëshe. Në vazhdim ne futemi tek sheshi i madh Mantegno , ku në fillim soditëm një shfaqie që jepte në hyrje të sheshit djathtas, një grup artistësh si nga shteti Indiana të Sh,B.A...Neve na bëri përshtypje veshja mjaft karakteristike e tyre dhe qëndruam për t’i pare Më pas na tërhoqi edhe loja mjaft elegante e shoqëruar me një muzikë shumë melodioze, që të ngjallte kurreshtje. Pastaj shetitëm nëpër shesh, ku kishte mjaft poupull dhe vizitorë të huaj. Përshtypje na bënë godinat shumëkatëshe, të skalitura me stile të shumëllojshme, që u jepshin atyre pamje shumë zbavitëse dhe që zbukuronin vendin në mënyrë të hijshme. Në ball të sheshit ngrihej madhështore një ndërtesë religioze e madhe dhe e gjerë, Basilica Sant ‘Andrea, që është nga më e madhja në Mantova, por edhe nga më të njohurat e kishave renesante të Italisë, se jo vetë nga që ishte projektuar prej artistit të madh Leon Battista Alberti, por ishte si një origjinale e kompleksit tradicional të një shtëpie relike të gjakut të Krishtit të sjellë në Mantova nga Longenus. Përpara kishës nëpër shkallët e saj rrinin ulur dhe qëndronin në kembë plotë njerës , ndoshta në shënjë respekti apo si një zakoni i vjetër. Kurioziteti, nami dhe pamja e kishës na shtytën mua dhe Fatmirin të hynim dhe ta shikonim nga brenda kishën se ishte e lejueshme për të gjithë. Përshtypja qysh në hyrje ishte mjaft emocionante. Të binte në sy një kishë me një hapësirë mjaft të madhe si në gjerësi dhe sidomos në gjatësi, në dallim me të gjithë kishat e tjera që kishim pare kudo ,si në Shqipëri dhe në SHBA. Në kishë mbretëronte qetësia , ndërsa besimtarët qëndronin të ulur dhe dukeshin sikur ishin pak nga salla tepër e madhe e kishës.. Ata luteshin dhe dëgjonin në heshtje zërin e priftit që jepte meshën. Ne mbasi soditëm me kënaqësi paraqitjen madhështore të kishës, fotografitë e shumta të Krishtit , si dhe panorama të tjera , të cilat i xhiruam në kamera dhe mbasi morrëm edhe një gazetë lajmesh, u përshëndetëm me disa besimtarë dhe u larguam të kënaqur. Duhet përmendur se në Mantova ka ndërtesa të shumta religioze si kisha e San Martinos, Santa Marias, San Apollonia, , San Sebastian, San Maurizio, San Leonardos, San Franceskos, Sant’Orsolos, e Oqiussantias etj..
Më pas ne rikthehemi për të parë anën tjetër të qytetit që lidhesh po me këto sheshe. Në kthim në njërën nga këto sheshe ishte improvizuar një podium ku po zhvillohej një koncert nga një shoqatë e qytetit, e cila na tërhoqi vëmëndjen me shfaqjen që po jepte dhe u ndalëm për ta parë. Pastaj mbasi vazhduam rrugën , Fatmiri dhe unë qëndruam dhe u ulëm në një nga bar-restaurantet , që ndodhej nga fundi i sheshit Sordellos, ku jashtë ishin vendosur tavolina dhe karrige të shumta të mbuluara me çadra , për t’u mbrojtur nga dielli. Aty porositëm akullore .Pranë tavolinës tonë ne u takuam me disa shqiptarë, me mikun e Fatmirit, me Shpëtimin dhe njerzit e tij, që kishte arrdhur edhe ai 17 vjetë më parë në Itali. Me ata u njohëm dhe zhvilluam biseda miqësore . Më pas u larguan duke na përshëndetur. Në këtë periudhë filloi të bjerë një shi i imtë. Mbas njëkohë ndejtje dhe bisedimi , ne u larguam nga bar-bufeja dhe vajtëm me makinë në shtëpi , duke marrë me vete edhe kënaqësinë e qëndrës së qytetit.
Njerëzve të shtëpisë , zonjave tona Ju shfaqëm kënaqësitë që ne ndjemë, sidomos Namiku, për vizitën që bëmë në qendrën e qytetit të Mantovës dhe për pallatet dhe vendet historike që pamë dhe që na lanë kujtime dhe gjurma mbresëlenëse.Më pas u njohëm me shtëpinë e familjes Milova , që ishte mjaft e bollshme, e paisur me kolltuqe ,me mobileri komode dhe me orendi shtëpijake mjaft të zgjedhura, që krijonin një ambjentet për rreth shumë të kendshëm dhe mjaft të pëlqyer. Pastaj zonja e shtëpisë Blerta , na shtroi darkën e pasur dhe të shijshme që kishte përgatitur me asortimente të llojeve të ndryshme dhe me peshk qefull të skuqur, të shoqëruar me verë të kuqe dhe me pije frekuese .Darka kaloi e gëzuar, me muhabete miqësore dhe me kujtime familiare. Engjëllushja bisedonte me dashuri dhe me mall me motrën e saj Haxhirenë, që kishin dy vjetë pa u parë. Me mbesën Blertën dhe me fëmijtë e saj , me Ergin dhe me Barbarën, që ishin rritur dhe vazhdonin shkollën .Ndërsa Namiku që kishte vite pa u parë me Fatmirin , qysh kur ai e pëcollin nga Berati për në Sh.B.A., kishte nostalgji dhe me mall kujtonin miqësinë mes tyre.Ndërsa me Haxhirenë muhabeti bëhej edhe më intimë, duke kujtuar edhe shkuarjen me Agimin. Engjëllushja dhe unë ndjeheshim të kënaqur në këtë mjedis familiar mjaft të ngrohtë, mes një atmosfere kaq të kendshme, në familjen Milova , në Mantova në Itali.
Mbas darke unë u futa në kompjutër për t’u informuar me ngjarjet e ditëve të mëparshme. Në E-Mailin tim kishin ardhur shumë mesazhe nga Z. Flori Bruqi , ku më vinte në dijeni për përshëndetjet që më sillnin miqt e mi nga kosova ,ku kishim bërë vizitë si familje para disa ditësh .Ndërsa Zonja Rozi Theohari më sillte përgjigje se e kishte marrë libri tim, që unë i kisha dërguar. Kurse mesazhet e tjera më sillnin informacione të ndryshme. Unë i dërgova mesazh përshëndetje Teutës në Nju-Jork për fëmijtë dhe të gjithë njerëzit e familjeve tona dhe e vija në dijeni se jemi mirë me Engjëllushen dhe kemi ardhur në Itali , tek familja Milova, ku jemi bashkë me Haxhirenë, me Fatmirin , Blertën dhe me fëmijtë e tyre. Mbas një dite udhëtimi të zgjatur, me mjaft aktivitete, me plotë kënaqësi dhe me pak lodhje ne u rehatuam dhe më pas në kushte shumë të mira, na zuri gjumi.
Në mëngjezin e ditës së djelë , të dt. 25 / V. / , ngrihemi heret, bëhemi gati dhe mbasi hamë një mëngjes të shijshëm , qëndrojmë përpara TV, për të parë lajmet e ditës dhe për t’ u informuar për aktivitetin që do të bënim sot.. Fatmiri na vjenë në dhomë, na përshëndet dhe na befason me njoftimin që na jep. Sot familiarisht do të bejmë një vizitë turistike në qytetin e Veronës. Masat ishin marrë dhe gjithëçka ishte e përgatitur nga të zotët e shtëpisë . Ne të gjithë bëhemi gati. Unë,Engjëllushja, Haxhireja, Fatmiri, Blerta dhe fëmijtë Ergini dhe Barbara, nisemi me makinë drejtë Veronës dhe për 30 minuta arrijmë në qytet.
“ Fotografi familiare në lulishten e Veronës “.

Verona është një qytet i bukur ,romantik , me një qendër mesjetare shumë tërheqëse dhe me një lulzim karakteristikë në veçorin e vet. Është qyteti i Romeos dhe i Xhulietës dhe qyteti më i dashuri i italianëve. dhe më tërheqës për turistët. Ajo ka vende arkeologjike të shumta dhe të pasura , që të ngjallin mjaft kurriozitete.Në qendër të qytetit ngrihet Arena Romano, e ndërtuar në Sh. I p.e.r., vendi i ndeshjeve të gladiatorëve, që sot në stinën e verës, shërben si një qendër e shfaqjeve të koncerteve dhe të operave dhe ka një kapacitet prej 20 mijë vendesh. Aty ndodhet edhe i ashtuquajturi “ Balkoni i Xhulietës “ që është një portë kryesore e gjurmës së turistëve shekspirian ..
Grupi i ynë rreth orës 9.00, mbasi parkon makinën në vendin e caktuar, futet në qendrën e qytetit nëpërmjet Portës së Verons , e cila nga të dyja anët ka të skalitur dy harqe të bukura , që rrethojnë në mest një orë të madhe , që shënon saktë kohën., duke orientuar udhëtarët. Qendra e qytetit është një shesh mjaft i madhe, me pamje të hijshme , ku mjaft kalimtar vendalinjë dhe turistë , shetisin dhe soditin vendin për reth. Aty pranë ngrihet monumenti i Viktor Emanuelit të Dytë, ku nga të katër anët e monumentit vërehen panorama të ndryshme dhe të bukura. Përball lartësohet arena Romano, mjaft madhështore. Ndërsa në krah të djathtë shtrihet një lulishte shumë e lezetshme e madhe, me një shatërvan në mest. Aty grupi i ynë bëri disa fotografi për kujtim.
Përtej lulishtes ngrihen pallate shumëkatshe shumë të bukura, të punuara me harqe dhe me stile të ndryshme.. Gjatë shetitjes në shesh ne vërejtëm disa persona komikë të veshur me veshje allasojse dhe të lyer në fytyrë me ngjyra të ndryshme për të tërhequr vizitorët dhe për tu dhënë diçka. Një person i tillë edhe pse i kaluar nga mosha ju afrua grupit tonë dhe mbasi na përshëndeti takoj Engjëllushen dhe me shkopin si magjik ,që mbante në dorë loste .Engjëllushja për respekt i dha disa euro. Më tutje duke kaluar gjatë sheshit, u futëm nëpër rrugicat e shumta, të pastra, të rregullta të qytetit, ku anash kishte dyqane me llojë llojë paisje kozmetike, veshje, bizhuteri, çerturina etj. Ne vështronim dyqanet dhe më pas hynim brenda për të parë, për kuriozitet ,për kënaqësi dhe për të blerë diçka.Ne vështruam edhe theatrin e qytetit ku ëshë lozur opera “ Rigoleta “. Ne vazhduam të ecnim nëpër rrugicat që ndërpriteshin mest tyre me rrugë ndërmjetëse dhe në mbarim të tyre, ne u futëm në një bulevard , ku kishte lëvizje të shumta njerëzish , si dhe plotë turista. Në rrugë pamë edhe këtu një komikë që luante rrolin e Çarl Çarplinit. Pastaj ne drejtohemi tek shtëpia e Romeos ,ku ishte zhvilluar tragjedia e famshme botrore“Romeo dhe Xhulieta”
Në hyrje ishte një pllakatë që tregonte drejtimin dhe më pas kaloje nëpërmjet një vendkalimi si tynel ku ishin vendosur nga të dy anët e murve fotografi , pamje të ndryshme nga jeta e çiftit, mbishkrime kujtimesh nga vizitorët etj. Pastaj ne si grup futemi në oborrin e shtëpisë së Xhulietës ,që ishte jo shumë i madh dhe në ball vërejtëm statujën prej bronxi të Xhulietës, e skluptorit Nereo Kostantini ,që rrethohej nga mjaft shikues. Mua dhe Engjëlluses na lindi dëshira dhe na i solli rasti, që t’a pushtenim statujën e Xhulietës, siç po e bënin e shumë vizitorë të tjerë. Pritëm rradhën dhe ngjitemi pranë statujës.. Njerëzit tanë dhe sidomos Blerta po na merrte me kamera dhe na ngacmomte t’a pushtenim.Xhulietën statuj; mbasi më parë një djal ja fërkoj gjirin e saj. .Nga nxitja e të tjerëve edhe unë e fërkova xhulietën statuje dhe pushteva Engjëllushenqë e kisha më pranë edhe pse disa shikues pyetën nëse ishte e shoqja xheloze. ! Ne nuk u futëm në shtëpinë muze të Xhulietës , e cila ishte e ndërtuar në SH.XII , sepse atë ditë ishte e mbyllur.Më pas u bashkuam me grupin dhe ishim të kënaqur se pamë dhe realizuam një dëshirë endrrimtare si të paarritëshme; për të cilën ishim frymzuar dhe ushqyer me kohë prej kësaj historie shekspiriane tragjike madhore botërore .
Pastaj ne të gjithë si grup vizituam me kurreshtje pjesën tjetër të qendrës së Veronës, ku kishte ndërtesa dhe pallate të shumta , me stile të ndryshme dhe me vlera të mëdha arkitektonike. Mbas një udhëtimi të gjatë soditjeje me plotë informacione dhe pamje, që na dhanë një kënaqëi të veçantë dhe që zgjati rreth orës 13.30 minuta, të shoqëruar edhe me pak lodhje, ne preferuam të çlodhemi ,të pushojmë dhe të drekohemi. U ulëm pranë një bar-restauranti që kishte të shtruar jashtë tavolina dhe karrige të mbrojtura me ombrella nga dielli. Aty zumë vende dhe dhamë porositë simbas menus që na solli kamarieria. Për çudinë tonë, më pas ne mësuam se kamarieria ishte shqiptare nga Elbasani dhe quhej Miranda , e cila vazhdonte vitin e tretë të univesiteit në Verona.Ajo filloi të na shërbej me mjaft kujdes ,me respekt dhe na ndihmoj për t’ i zgjedh më me gusto porositë. Hengrëm një drekë të shijshme, të shoqëruar me birra, pije freskuese , me pasta dhe me biseda të ndryshme.. Në fund ne porositëm edhe kafe ekspres. ,e cila na shijoj mjaft , se u servirë edhe si dhuratë e xhestes bujare të Mirandës. Kënaqësive të ditës ju shtua edhe lezeti i drekës , shërbimi i kulturuar i kamarieres dhe sjellja e saj fisnike dhe patriotike; të cilën edhe Fatmiri ja shpërbleu me bujarinë shqiptare.
Në një kohë të bukur me diell, rreth orës 3.30 minuta, mbas një dreke të shijshme dhe një muhabeti të kendshëm , çohemi të kënaqur dhe nisemi si grup me makinë drejtë Mantovës për në shtëpi. Më pas xhvishemi, bejmë banjo dhe shtrihemi për të pushuar dhe për tu çlodhur . Mbasdite mblidhemi në dhomën e pritjes dhe filluam të dëgjojmë kasetën me këngët shekullore beratase , që na i kishte dhuruar familja Doko- Gëzimi dhe Valbona, kur ishim në Berat. Këngët ishin mjaft të bukura dhe shumë të pëlqyeshme she të “ kripura “ të kënduara nga këngëtarët e njohur dhe të moshuar beratas , të cilët na jepnin kënaqësi me zërin e tyre shumë melodioz dhe me kengët e moçme të mbrekullueshme beratase, që ne na rrëngjthnin mishin, duke na sjellë edhe kujtime të shumta. Në këtë mjedis të gëzuar familiar, Engjëllushja dhe Namiku i dhurojnë familjes Milova në shënjë kujtimi dhe mirënjohje dy libra të shkruar nga familja Shehu. Një libër mbi jetën e tyre dhjetëvjeçare në diasporën Shqiptaro-Amerikane me titull” Tungjata dioasporë “dhe një libër mbi “ Dëmet nga duhani “. Në vazhdim Blerta na servirë kafen e mbasdites, që na plotësoi kënaqësinë e ditës, të shoqëruar në vazhdimësi me kengët e shekullit të vendit tonë, të shqipërisë, të paraqitur në video, dhuruar nga Irena , kur ne ishim në Vlorë.
Pastaj rreth orës 19.00 , Blerta u lidh me anën e internetit me familjen Dogani që banon në Peskaro të Italisë.. Ajo komunikoi në fillim me Oriolën, nusen e shtëpisë, me kushurirën e saj dhe pastaj me Skerdin, të shoqin .Realizimi ishte i përsosur. Filluam me rradhë të flasim : Haxhireja, Fatmiri , Engjëllushja dhe unë; për t’u parë , për të folur por edhe pë t’u çmallur. Të gjithë na dukeshin shumë mirë me shëndet. Engjëluushja u tha atyre se kishim shumë dëshirë që të vinim tek ata, por qenkeni shumë larg dhe ne koha nuk na premton. Interneti na i plotësoi gjysmën e dëshirës, u pamë dhe u çmallëm dhe kemi shpresë se do bisedojmë përsëri. Mbas një kohe të shkutër, rreth orës 20.00 folëm prap me familjen Dogani. Tani ishte Oriola ajo që u lidh me ne me internet. Këtë radhe prezantimi ishte edhe më i madh, më familiar. Ne filluam të bisedonim me baban e Skerdit me Z. Ymer. Me vajzën e shtëpisë me Xhulen apo zonjushe Xhulietën, me të vëllan e Skerdit, me gjithë pjestarët e familjes. Ishte me të vërtetë një gjë shumë e kendëshme, dhe mjaft e arritshme ,që në një largësi të tillë të mund të bisedojmë, të shihemi dhe të komunikojmë me të gjithë, me njeritjetrin edhe duke u parë sikur të ishim pranë
Dita e sotme , e henë, data 26 / V/ , dita e memorial day në Sh.B.A, për Fatmirin ishte ditë pune dhe ai u ngrit heret sot në mëgjes dhe në orën 6.00 u nis për në detyrë. Ndërsa për ne , ky mëngjes do të ishte me lajme të reje dhe befasuese. Mbas një tualeti të zakonshëm dhe ngrenie mëngjezi të shpejtë, njoftohemi të bëhemi gati për nisje për udhëtim të largët. Blerta si nismëtare dhe udhëheqëse e grupit na njofton se sot do të bëjmë si familje , një vizitë mbresëlenëse turistike për në Venecia. Ky lajmë na gëzoi të gjithëve; mbasi dëshira nga ana e jonë ishte e madhe për të parë këtë qytet me histori mahnitëse dhe me tradita të mëdha..Dalim rreth orës 7.30 minuta ,të gjithë nga shtëpia Haxhireja, Engjëllushja, Ergi, Barbara , Namiku dhe Blerta dhe nisemi në kembë deri tek stacioni i autobuzit. Atje marrim autobuzin dhe ndalemi tek stacioni i trenit të Mantovës.. Mbas një pritje 30 minutash hipim trenit Initalia-Euro-star dhe nisemi për në Verona dhe arrijmë atje mbas një ore ,se treni ecte në rrugë të zgjatur dhe ndalonte në shumë stacione të ndryshme. Pastaj nisemi për në Venecia.
Udhëtimi ishte i gjatë, i qetë dhe vazhdoj rreth dy orë. Në stacioni e Venecies që ishte i madh, i bukur dhe me plotë pika qarkullimi dhe me shumë vendqëdrime, ne zbresim të gjithë dhe nën kujdesjen dhe drejtimin e Blertës, zumë një vendçlodhjeje bashkë me fëmijtë dhe mbasi u rehatuam morrëm nga një pije freskuese dhe nga një kafe. Më pas dolëm në sheshin e madh para stacionit , ku më tej priteshin biletat për në draget , që ishte po aty pranë, për të bërë udhtimin tradicional nëpër kanalin Gjigand të Venicias për të shkuar në qendrën e saj historike madhështore në sheshin San Markut.. Në një vendçlodhje të sheshit ne u ulëm dhe prisnim Blertën e cila kishte vajtur për të prerë biletat e udhëtimit. Mbas një gjysëm ore pritjeje , ne bashkë me Blertën u nisëm për të hipur në traget, për të parë qendrën e Venecien.
Venecia është thirrur “ mbretëresha e Adriatikut “, qytet i ujit dhe i banesave të gondulave dhe konsiderohet një nga qytetet më të bukura në botë . Qyteti është i ndërtuar me stilin bizantin dhe atij renesansëAjo përmendet në histori si një Republikë krenare , mjaft e pasur, fisnike, shumë e fuqishme e detrave dhe kontrolluese e rrugëve detare tregëtare të Adriatikut dhe tepër e suksesshme në luftrat kundër shteteve rivale. Njihej si seremissimos , paqësor dhe drejtohej nga një Doxh , që kishte forcën drejtuese të shtetit dhe që ç’do vit, merrte pjesë në një ceremoni simbolike të quajtur “ Martesa e detit “që bëhej për nder të celebrimit të mjeshtrit të venecies mbi detin.. Venecia është përbër nga 120 ishuj dhe i formuar nga 177 kanale, që gjenden në brigjet e lumit Po dhe Piava, që lidhen me 400 ura dhe nga veriu laget nga deti Adriatik.; ku shikon të vozisin gondula, që më parë ishin transportuesit kryesor të qytetit, ndërsa sot shërbejnë vetëm për turistët, si dhe varka të shumta.
Ç’do njeri që viziton Venecien , mahnitet nga bukuritë e saj të shumta.Me universitetin e saj të themeluar më 1868 dhe me biblotekën e vjetër të qytetit që ka 13 mijë dorëshkrime dhe 800 mijë libra. Nga pallatet madhështore me stile dhe zbukurime të veçanta që ndodhen kudo e sidomos i sheh ato gjatë udhëtimit me draget nëpër kanalin e madh të qytetit. Ajo të magjeps me qendrën e saj kryesore me sheshin e gjerë dhe plotë hijeshi të San Markut ku shikon për rreth pallate gjigante me stile, modele dhe me zbukurime të ndryshme.. Kënaqësi është të vështrosh kishat e mëdha me ornamente të veçanta dhe me arkitektura mjaft të zgjedhura. Kudo të shikon syri dyqane të shumta të paisura me sende kozmetike të ndryshme ,me artikuj të florinjtë, me bizhuteri etj..Sheshi është i mbushur plotë e për plotë me njerës. . Më tepër me vizitorë të huaj, me turistë të vendeve të ndryshme të cilët fotografojnë , bëjnë pazare, kuvendojnë dhe mundohen të marrin sa më shumë informacione .Ata sodisin pëllumbat ,që janë të shumtë dhe u afrohen njerëzve nëpër trup dh në fytyrë, të cilët i përkëdhelin dhe lozin me to.
Gjatë Sh. XVIII venecia filloj ta humb ndriçimin, namin , lulzimin dhe rëndësinë e saj të dikurshme duke lënë mbresat e një mashtrimi ndaj vetes për vizitorët. Republika e Venecies u shterua nga thesaret e saj . Ju prenë rrugët detare tregtare dhe u rrënua nga ekonomia.. Nga lufta e parë botërore venecia doli shumë e dobësuar.
Ajo sot po kërcënohet nga forcat natyrore, nga uji që i ka dhënë hijeshinë dhe zbukurimin. Ajo po noton në uji, duke u rrezikuar për tu fundosur., mbasi ç’do vit, rritja e nivelit të ujit po e rrezikon ndjeshëm qytetin.. Thuhet nga specialistët se do vijë një ditë që ky qytet i bukur me plotë virtyte dhe thesare të çmuara mund të zhduket, të fundoset, ta marri uji me vete.. Ka shumë projekte nga mjaft arkitekt, por më kryesore mendohet të jetë, një plan për ngritjen e një porte gjigante !.
Grupi i ynë qëndroi para stacionit ku ankoroheshin dragetet dhe priste rradhën , mbasi kishte shumë njerës. Dragetet stacionoheshin në vendqëndrimet e tyre dhe prisnin vizitorët. Në një nga këto dragete ku kishim zënë rradhën, u futëm brenda , duke u sistemuar në ndejset prej froni. Rrugëtimi bëhej nëpër kanalin Grand, që ishte i gjatë 3 km.dhe arteria kryesore e trafikut të Venecies dhe ishte i kendshëm , i qetë , i rëhatshëm ,por i shoqëruar me zhurma njerzish si nga drageti i ynë dhe nga dragetet e tjera që na parakalonin si nga ana e djathtë dhe nga ana e majtë. Udhëtimi kishte plotë kurriozitete. dhe mund të shikoje nga të dy anët ndërtesa shumëkatëshe të llojëve dhe stileve të ndryshme , të cilat dukeshin si të zhytura në ujë. dhe pothuajs të pa banuara. Për rreth pallateve qëndronin në uji varka të vogla dhe gondula , disa nga të cilat voziteshin nga lundërtarët. Ne vazhdonim lundrimin, duke soditur bukuritë e pallateve dhe vozitjet e drageteve dhe të varkave të ndryshme. Herë pas here gjatë udhëtimit, parakalonim ura shumë të bukura që lidhnin dy anët e brigjeve , ku kalonin udhëtarë. Nga tre urat më të famshme vlenë të përmendet ura “Rialto “ e ndërtuar më 1588 . Vazhdonim lundrimin me kënaqësinë që na jepte deti, panoramat e pallateve, muhabeti i njerzëve në draget, parakalimi i dragetëve dhe i varkave si dhe vozitja e gondulave. Me vehte ne kishim marrë edhe pije freskuese dhe filluam ti përdornim gjatë udhëtimit për të shuajtur etjen dhe për tu frekuar. Unë gjatë gjithë kohës , merrja me kamera pamje nga më të ndryshme, të cilat na jepshin një kënaqësi të veçantë..
Lundrimi i ynë për në qendrën e qytetit të Venecies zgjati vërtetë 40 minuta, por kjo periudhë kohe na u dukë shumë e shkutër., për shkak të kënaqësisë që na epte udhëtrimi. Në breg zbresim tek Kapiteneria e portit, që ishte një skelë e bukur . Më pas duke udhëtuar në kembë, filluam të sodisnim rrugën për rreth e cila ishte e mbushur nga të dy anët me dyqane të shumta, të mbushura më sende kozmetike , me paisje industriale ,me bizhuteri , që të tërhiqnin për mënyrën e ekspozimit ,për bukuritë dhe elegancën që paraqisnin. Në hyrje ne vumë re një përmendore që tregonte drejtimin e qëndrës. Aty pranë kishte edhe godina publike ,si dhe qendra tregëtije lëvizëse , që ekspozonin piktura dhe fotografi me panorama të shumëllojshme me peisazhe nga venecia, dhe nga vende të tjera të Italisë.. Ne ato i shikonim me kurreshtje dhe me kënaqësi , por instikti i brendshëm na tërhiqte më tepër të vazhdonim udhëtimin më tej, për të parë kryeqendrën e Venecies, ku janë vendosur mbrekullitë e shekujve.
Sheshi San Markut na befasoi me pamjen e tij madhështore ;me pallatet gjigante , me vlera artisike të rralla , me arqitektura monumentale , të skalitura me stile të ardhur nga shekujt. Sheshi zbukurohej dhe gumzhinte nga muri njerëzish , më tepër turistë të ardhur nga vende të ndryshme si nga Kina, Japonia, Rusia , Austria, Gjermania , Shqipëria, Nju-Jorku etj., të cilët vërdalliseshin kudo, komunikonin me njeritjetrin dhe bënin biseda me njerës të ndryshëm për të marrë sa më tepër informacion ,për të soditur sa më shumë dhe për të psonisur sende për ti patur si kujtim. Një bukuri dhe lezet të veçantë sheshit i jepte edhe prezenca e pëllumbave që mblidheshin pranë këmbanares së San Markut. Ato tufa tufa fluturonin dhe u afroheshin njerëzve , u zvariteshin rreth trupit të tyre dhe iu “përkëdhelnin “fytyrat , megjithëse siç thonin , për ta kishte urdhër ndalimi. Në shesh shikoje të përhapur kudo qendra tregtare ambulante , që ekspozonin ç’do llojë kinkalerie me madhësira të ndryshme mjaft tërheqëse, si dhe panorama dhe fotografi qytetesh, peisazhe me natyra të qeta, , ekzemplare me fytyra karikaturash, letra me lojra të ndryshme etj.
Sheshi San Marku paraqitet qendra më e madhe , më frekuente dhe me pamje akoma më madhështore dhe të një rëndësie mëse speciale edhe nga rrethimi i tij nga lindja me ndërtesën monumentale të rezidencës shekullore qeveritare, të zbukuruara me statuja të shumta anash, me pallatin Dukal, me katedralen e San Markut e ndërtuar me një arkitektur bizantine më 828 dhe e konstruktuar më1079 . Më pa ka pallate shumëkatëshe , të skalitura me ornamente dhe stile magjepëse dhe nga një seri ndërtimesh të tjera dy- tre katëshe , që shërbenin si dyqane për shitje mallrash, për ekspozim pikturash, sende kozmetike, arturina të ndryshme dhe gjëra të tjera industriale , që ishin me bollek. Nga ana e djathtë, sheshin e zbukuronin ngritja në seri e bar-bufeve dhe e restaurantëve, të cilat para sheshit të tyre kishin të vendosur në rrjeshta karrige me tavolina , të mbrojtura me ombrella nga dielli., të cilat i jepnin një hijeshi. vendit. Sheshi San Marko zgjatej edhe në thellësi . ku dhe andej ishte i rrethuar me ndërtesa të bukura dhe luksoze. Këtë shesh elegant, kurreshtar, me nam dhe me pamje famoze, ne si grup e përshkuam dhe e soditëm me qef, me kënaqësi dhe me admirim ;për të arritur objektivin e arrdhjes, për të rrealizuar qëllimin e endërruar dhe për të plotësuari dëshirën e jetës .. Në fillim edhe ne me kënaqësi u përballëm me banorët e përhershëm dhe të kendshëm të sheshit, me pullumbat bardhë dhe zi, të cilët na rrethuan, na u zvarritën nëpër trup dhe na pengonin në ecje. Qef i madhe ishte për fëmijtë tanë, për Ergin dhe për Barbarën, që i shihnin dhe losnin me pullumbat, të cilët nuk u ndaheshin fëmijve. Më tutje si gjithë turistët edhe ne po enthuziazmoheshim me kënaqësitë që po na jepte Piazza San Marko, duke parë dhe soditur gjithëçka për rreth, të cilave u riktheheshim disa herë ,për ti rishikuar edhe më mirë dhe për ti fiksuar edhe më qartë me kamera dhe aparat fotografik.Ne vizituam dyqanet e shumta që të tërhiqshin për pamjet, ekspozimet e materialeve edhe për paraqitjet me gusto të mallrave të tyre. Ne vizituam dyqanin e bizhuterisë, të arturinave dhe të kozmetikës me që graria i adhuronte. Engjëllushja pëlqeu një byrzylik të art , që ngjante me atë që kishte në dorë. Ndërsa Blerta bleu një kasetë filmash për kamerën tonë , për të vazhduar xhirimin dhe një film për aparatin fotografik .
Më pas , të bashkuar në shesh me turmën, vazhduam rrugën nga ana e djathtë e sheshit , për të parë bar-bufetë dhe restaurantet , si edhe për t’u drekuar, mbasi ora lokale shënonte kohën 13.30 minuta. dhe antarët e grupit kishin nevoi për tu çlodhur. Ne u futëm në këto lokale dhe mbasi zgjodhëm një vend , Blerta na afroi propozime për të zgjedhur lloin e ushqimit. Sejcili zgjodhi ushqim sipas mides dhe shijes dhe për të ngrenë preferuam të uleshim tek shkallët e gjëra dhe të mëdha të sheshit, për të provuar edhe ne ,siç po bënin të tjerët, ashtu siç ishte edhe si një zakon dhe një kënaqësi për turistët, që të uleshin nëpër shkallë për të ngrenë.Atje u grumbulluam të gjithë sëbashku dhe filluam të hamë, duke bërë muhabete , duke përshëndetur njeri tjetrin me shaka dhe duke parë njerëzit që loznin me pullumbat. Aty pranë kishte karrike me tavolina që ishin vendosur rrjeshtë dhe prisnin myshterinjtë. Grupi i ynë mbasi mbaroi ngrenien e drekës nëpër shkallë, të propozuar nga Blerta , ne zumë vende nëpër karrige , për të shijuar dhe pirë rëhat kafenë në tavolinë, mbasi provuam ndejtjen në shkallët edhe pse ulja nëpër karriget paguhej shtrenjtë. Kamarieri, një djal i veshur pastër, me papjon edhe me xhaketë të bardhë, me respekt na morri porosinë.

“ Shijimi i kafes në sheshin “ San Markut “ në Venecia. “
Kafeja ekspres mbas buke, e pirë ulur në karrige me kosto të lartë, në një shoqëri të kendëshme dhe me pamje të bukura në sheshin San Marko, po na shijonte mjaft, duke e bërë edhe muhabetin të kendshëm. Fëmijtë losnin për rreth dhe heraherës shkëputeshin për tu bashkuar dhe lozur me pullumbat . Mbas një kafeje që na “ ngjiti “ dhe na çlodhi , ne si grup morrëm rrugën për të eksploruar pjesën tjetër të sheshit që vazhdonte poshtë me karakteristikat e veta. Mbasi lemë pas sheshin kryesor , ngjitemi përpjetë mbi një urë pak të zgjatur dhe pastaj zbresim poshtë në sheshin e vogël të San Markos, për të vazhduar më tej rrugën. Kudo sheh popull që lëviz , dyqane të shumta tregëtimi, qendra lëvizëse , që shesin portrete, panorama, dhe fotografi., si dhe Bar-bufe restaurante me karrige, tavolina para shesheve të tyre. Anash viheshin re kanale të zgjatura dhe në breg të kanalit San Marku , viheshin re kanale të shumta ku vozinin varka e gondula. Ne vazhduam rrugën më poshtë dhe në thellësi të sheshit ne u ndalëm në një qendër ambulate ku shitesh akullore. Të gjithë morrëm nga një kaush akullore për tu freskuar nga vapa.
Duke ecur më tej ne shohim një përmendore gjigante ku ishte vendosur monumenti i Viktor Emanuelit hipur lart në kal me një pamje madhështore. Në këtë përmendore na tërhoqën vemendjen llojët e ndryshme të statujeve të skalitura në të katër anët e monumentit, që paraqesnin figura të ndryshme dhe madhështore të gëdhëndura shumë bukur , që i jepnin kompleksit një paraqitje grandioze dhe mjaft tërheqëse. Ne e pamë këtë kompleks me kujdes , me dëshirë të madhe dhe për mjaft kohë , duke e marë edhe në kamerë dhe në fotografi. Më pas shetisnim në vazhdimësi dhe të kënaqur nga gjithëçka që pamë , kthehemi për të hipur në draget. Vemi në portin e kapitenarisë dhe vihemi në rradhë për të pritur dragetin. Më pas futemi në draget dhe po nëpëmjet kanalit të madh “Grand canal “ ne nisemi për tek stacioni i trenit. Udhës vazhdojmë të shohim prap mbrekullira, por të anës tjetër të kanalit.
Ne po ktheheshim të gëzuar me kënaqësinë që na dha dita e sotme turistike , nëpër Venecia dhe të qetë po shikonim dhe po merrnim në kamera , bukuritë dhe madhështitë e pallateve të bregut tjetër të kanalit të madh., duke menduar sesi mund të fundoseshin ato. Përkrah nesh , parakalonin edhe mjaft dragete, varka dhe gondula , që na jepshin kënaqësi kur i shikonim. Mbas 40 minuta lundrimi, ne arritëm në stacionin e mbrritjes në Venecia dhe me kujdes zbresim në port dhe pastaj nisemi ngadalë, për tek stacioni i trenit. Natyrisht si gjithënjë drejtimin e udhëtimit të grupit e kishte Blerta. Ajo mbasi na siguroi një vendqëndrim të rëhatshëm në stacionin e trenit , vete në bilietari për të prerë bileta. Pastaj si zakonisht u interesua dhe na bleu pizza për të gjithë dhe më pas na solli edhe kafe ekspres.
Gjatë kësaj kohe Blerta morri Fatmirin në telefon në Mantova , mbasi ishte kthyer në shtëpi nga puna. Me Fatmirin folëm të gjithë dhe e falenderuam për udhëtimin e kendshëm , të gëzuar dhe me plotë kujtime që kishim bërë. Ai na tha se do të na priste tek stacioni i trenit të Mantovës , për të na shoqëruar për në shtëpi. Të kënaqur nga gjithëçka që pamë, soditëm dhe shijuam ; rreth orës 18.00, ne nisemi nga Venecia me tren .për në Mantova. Udhëtimi ishte i qetë, i rehatshëm dhe ne të kënaqur vështronim në qetësi, stacionet e trenit , që kalonin me rradhë dhe me shpejtësi. Me këto mendime kënaqësie , mbas tre orë udhëtimi , rreth orës 21.00 mberritëm në stacionin e trenit të Mantovës.Atje si gjithnjë korrekt dhe i rregullt, na priste Fatmiri me makinën e tij. Mbasi zbritëm të gjithë , takohemi dhe përshëndetemi me Fatmirin dhe në grupe nisemi për në shtëpi. Të kënaqur dhe pak të lodhur nga udhëtimi, bëjmë banjo dhe pushojmë. Më pas bejmë muhabete familiare dhe biseda të kendëshme për vizitën në Venecia . Mbas një çlodhje , nga zonja e shtëpisë na shtrohet darka , e cila u hengërt me shije dhe me uri. Më pas unë marrë në telefon Shpëtimin që është tek vajza e tij në Itali, në qytetin Pisaro dhe mbas një përshëndetje vëllazërore e pyes për Adrianën dhe fëmijtë e saj. Më tej bejmë sqarime për mundësinë e vajtjes tonë, të Engjëllushes dhe timin tek Shpëtimi dhe Adriana,me gjithë vështirësitë ekzistuese. Për të marrë një informacion më të gjërë dhe më të saktë, u la të bisedohet nesër mbasdite me Adrianën. Pastaj unë futem në internet për të parë mesazhet e arrdhura.. Teuta më kishte dërguar mesazh , ku më informonte se kishin shkuar në Kanada.dhe kishin kaluar mirë.E-Mail kishte dërguar edhe Z. Fatbardhë Doçi. Ndërsa unë i dërgova mesazh përshëndetje Z. Flori Bruqit për familjen e tij dhe për miqt. Më pas , mbas një muhabeti të kendshëm familiar ne ramë për të fjetur.
Dita e martë, data 27 / V / , për Fatmirin ishte si gjithënjë ditë pune. Ai u ngrit heret dhe mbasi hengri mëngjes ,shkoi të kryej detyrën. Ndërsa ne ngrihemi me vonesë dhe mbasi bëmë tualetin e zakonshëm , hamë mëngjes dhe mbasi pimë edhe nga një kafe ekspres me Haxhirenë dhe me Engjëllushen, bëhemi gati për të realizuar programin e ditës, të përgatitur nga Blerta., e cila kishte çuar fëmijtë në shkollë . Ajo na njoftoi se sot do të bejmë një vizitë në Pallatin “Te “. Nisemi të gjithë sëbashku Haxhireja, Engjëllushja, Namiku dhe Blerta, rreth orës 10. 00 dhe me makinë shkojmë e qëndrojmë në rrugën Giulio Romano dhe pastaj mbasi parkojmë makinën, ecim në kembë gjatë rrugës Te dhe futemi tek Pallati Te.
Pallati Te është një nga kryeveprat e arkitekturës remineshente të Italisë. Ajo konsiderohet nga vilat më të dashura të popullit italian dhe nga veprat artistike më të njohura jo vetëm të Sh.XVI , por në të gjithë artin italian dhe përbën një nga ndërtimet më të veçanta dhe më origjinale në stilin e vet.. Pallati Te është projektuar nga arkitekti Giulio Romano dhe u ndërtua rreth vitit 1525 , por dekoracioi i saj arriti të përfundoi rreth vitit 1535.
Emri mendohet se vjen nga Teielo, që ishte një shtëpi kasolle në një vend në mal. Por thuhet se fjala Ti apo Te është përdorur për të treguar një hapsirë të gjerë në një lokalitet periferije. Pallati Te sipas Sebastian Serlios është vlerësuar të jetë një nga modelet më të sukssesshme të hapsirës monumentale më të re për pallatet Nobël. Salla e pallatit Te është pranuar që të konsiderohet si pjesa më e bukur e modelit të forcës së bukurisë. Në sfond të mermereve , bronxeve dhe të qeramikave, janë vendosur kryeveprat e shkëlqyera të Giulio Romanos, që u japin mundësi të ballafaqohen me siguri me lartësinë e mesazheve kulturale dhe të emocioneve stimuluese dhe t’a trasformojnë Mantovën jo vetëm në mënyrë figuative , por edhe si një thesar të kulturës klasike.
Në hyrje të pallatit , në sallën e pranimit takohemi me zonjën Anila Kaja , e cila si nëpunëse e pallatit dhe si shoqe e Blertës , ishte njoftuar më parë nga ajo për vizitën që do të bënim dhe i kishte marrë të gjitha masat për të na lehtësuar hyrjen në Pallat. Me Znj. Anila Kaja u la që të takoheshinm ditën e nesërme për të biseduar si patriote dhe si presidente e shoqatës shqiptare “ Shqiponjat”
Të drejtuar nga Blerta , duke e patur edhe si cicerone, ne filluam të vizitojmë pallatin..Në fillim vemi në Dhomën e Ovidios. Më pas kalojmë për të parë Dhomën e Impresioneve. Më tej vëmendje na tërhoqi Dhoma e Diellit dhe e Henës, ku atje u përqëndruam në pikturat e manitshme të diellit dhe të henës, të paraqitura me mjeshtëri të rrallë. Dielli na verbonte me lëshimin e rrezeve të veta të arta mbi horizont, ndërsa hena e plotë me shkëlqimin e saj ndriçonte botën.. Më tej ne kaluam në Llozhën e madhe të muzeut, që na jepte kënaqësi me paraqitjen e saj dhe na orientonte për të shkuar më tej , për tu futur në Sallën e Kuajve, që ishte dhoma kryesore e pallatit, ku mbaheshin sendet më zyrtare dhe më të rëndësishme. Në këtë dhomë, vendi i nderit rezervohesh për kuajt që ishin favorit të Federikut. Dekoracioni i ngjyrave ishte komplek dhe i inspiruar nga literatura klasike botrore.. Më pas pamë Dhomën e Dashurisë dhe të Shpirtit, ku kishte dekoracoine me përmbajtje dhe episoda dashurie dhe ndjesore. Pastaj shkojmë dhe shikojmë Dhomën e Erërave , që është quajtur kështu nga dinjiteti i personifikuar i erërave të modeluar në stuko në bazën e kubes. Aty ka komplekse dekoracioni , që tërheqin vëmendjen dhe admirimin e imperatorit Charli i V në vitin 1530. Pastaj kalojmë në Dhomën e Shqiponjës , ku aty ndodhet një krevat me katër shtylla arre dhe vazhdohej më pas me dekoracionin në kube , që ishte mjaft kompleks dhe në detaj..Më tej ne kalojmë në Llozhën Davidë, që ishte një sallë e madhe me zbukurime të rralla., e cila të çonte në Dhomën e Stukove, që kishte dekoracione shumë të rralla të Sh. XVI ,të inspiruar nga artistët e renesansës. Duke ndjekur me rradhë, vazhdimin e pallatit , shkojmë në Dhomën e Imperatorit dhe pastaj në Sallën e Gjigantëve , ku ata prezantoheshin me figura imagjinare artistike gjigante dhe me dekoracione mjaft të spikatura. Pastaj futemi në Dhomën e Kryqtarisë dhe më tej shkojmë në Dhomën e Çudirave , ku njihe me llojë llojë pamje të çuditshme., të shoqëruara me dekoracione mjaft magjepëse. Në vazhdim kalojmë në Dhomën e Shandanave , ku na impresionuan paraqija e llojëve dhe e stileve të tyre , në periudha të ndryshme kohore. Më pas përballemi me Llozhën Meridionale, e cila paraqet një hapsirë të gjërë, të zbukuruar me dekoracione dhe me panorama të periudhave të ndryshme. Më tej kalojmë në Dhomën e Fitoreve, ku në kendet e saj janë ngritur dhe përpunuar në stuko dy personifikues të fitoreve , që mbajnë në duar kurora dafine. Në fund ne pamë një vend për vendosjen e frutiereve.
Ekspozimi i këtyre dhomave dhe llozheve , paraqitej i rrethuar nga brenda me një oborr të madh në formë katrore , që quhej “Oorri i Nderit “,cili i jepte një bukuri të rrallë mjedisit për rreth. Në krah të djathtë jashtë dhomave ndodhej edhe një oborr tjetër disi i madh që quhej “ Oborri Meridional “ . Ne mbasi mbaram vizitën brenda pallatit dolëm jashtë, ku në sallon , nga të gjitha anët shikoje statuja në formë dhe në madhësi të ndryshme , me pamje shumë të bukura dhe mjaft tërheqëse , të vendosura hijshëm .
Më pas ne shkuam në librari , ku pamë mjaft libra ,revista, gazeta dhe shumë kartolina tërheqëse. Pastaj kaluam në bar- bufe, për të pushuar dhe çlodhur dhe morrëm nga një pije freskuese. Pastaj ne kaluam në pjesën e pasme të pallatit, ku atje vërejtëm një kopësht shumë të madh, që quhej Kopshti i Esedrës, i cili kishte jeshillëk kudo dhe anash ishte i zbukuruar me lule. Në krah të djathtë kishte godina dhe mjedise argëtimi dhe çlodhëse. Ne e vazhduam rrugën përmes kopshtit dhe në fund të tij, kthehemi nga ana e majtë dhe futemi në një ndërtesë, që quhej “ Kopshti Sekret “ , që na shtoi edhe më tepër interesin. Ai vend konsiderohej si i fshehtë se përdorej si frigorifer , për kohën e vet dhe ruhehin sendet ushqimore por edhe materialet me vlerë. Aty pamë të skalitur panorama me dekoracione të ndryshme dhe të veshura me guacka deti.. Kubeja e saj kishte të pikturuara figura të llojeve dhe të madhësive të ndryshme.. Bashkë me ne, kishte edhe mjaft njerës të tjerë sidomos të huaj që vizitonin këtë ekspozitë gjigande .
Në mbarim të vizitës tonë, që zgjati rreth tri orë, ne u kënaqëm shumë, sepse arritëm të shohim një muze madhështor , nga i cili morrëm informaione të shumta dhe të bollshme , mbi historikun dhe artin shekullor të Mantovës dhe u njohëm me arritjet dhe progresin e këtij qyteti në rrjedhjen e kohës , duke krijuar përshtypje mjaft të mira për këtë qytet antik, të kulturuar , shumë tërheqës dhe do t’i ruajmë në mendjen tonë , si kujtime shumë të kendshme dhe mjaft mbresëlenëse.
Mbas mbarimit të vizitës në pallatin Te, rreth orës 13.300 minuta, Blerta shkon e merrë fëmijtë nga shkolla dhe vemi në shtëpi. Bejmë banjo, çlodhemi dhe më pas hamë drekë , të servirur me kujdes nga Blerta. Pastaj bashkë me Engjëllushen çlodhemi dhe pushojmë .Nga ora 15.00 , unë marrë në telefon Shpëtimin për të vazhduar bisedën e djeshme dhe për tu sqaruar më Adrianën. Shpëtimi më informoi se nga Mantova treni për në Pisaro niset në orën 12..30 dhe mbasi kalon në Bolonjë dhe në Riminis ,brenda tre orëve vjen në Pisaro.. Më pas bisedova me Adrianën dhe e pyeta për shëndetin e saj, për fëmijtë dhe pastaj e njoftova për Shpresën dhe Lorenën se janë mirë në Berat. Adriana më dha informacione edhe më të plota për udhëtimin. Në kushtet e krijuara me gjithë dëshirën e mirë , vajtja e jonë tek Adriana vështirsohej si nga udhëtimi i gjatë, nga koha shumë e shkutër në dispozicion si dhe nga se ne ndiheshim pak të lodhur dhe se do të niseshim për në Nju-Jork mbas dy ditësh. U la në mirëkuptim, që mund të vijmë në një kohë tjetër.më të përshtatshme.
Blerta gjatë kësaj periudhe ishte shumë e angazhuar se vet do të shkonte në një orë mësimi, do të kujdesej për fëmijtë. Ergin do t’a çonte në kurs, ndërsa Barbarën do t’a shoqëronte tek dentisti . Haxhireja, Engjëllushja dhe unë rreth orës 16.30 minuta po shikonim dhe dëgjonim në dhomën e pritjes kasetën e Beratit me këngët e shekullit dhe po pinim nga një kafe ekspres. Në orën 17.00 , na merrë Teuta në telefon nga Nju- Jorku , ku pak më parë kishte biseduar me Blertën. Ne folëm të gjithë me rradhë me Teutën dhe u kënaqëm nga bisedat dhe se ata ishin që të gjithë mirë me shëndet. Unë e njoftova për marrjen e mesazhit që na kishte dërguar , kur kishin vajtur në Kanada.. Ajo na dha porosi që kur të mbrrinim në Nju- Jork t’a njoftonim me telefon.
Më pas bejmë muhabet të shtruar me Haxhirenë, sidomos për problemet e shëndetit të saj. Ajo kishte bërë vizita të rregullta tek specialistët e ndryshëm italian dhe i kishte përfunduar komplet analizat. Gjatë bisedës u sqarua se ajo ndjehesh më mirë , veçse vazhdonte të kishte njëfarë rëndimi në fytë, nga se kishte pak të rritur gjëndrat tireoide. Nga të dhenat subjektive , ekzaminimet komplimentare të imta dhe nga ekzaminimi klinik konkludohej se gjendja shëndetësore e Haxhires ishte plotësisht e stabilizuar dhe tani duhej të vazhdonte vetëm një mjekim mbajtës për të ruajtur funksionin normal të gjendrës , si dhe mjekimin për hipertensionin arterial.. Ne i rekomanduam pëdorimin e Ambjet si qetësues i moderuar.
Rreth orës 19.00 shtëpia u mbush me njerëzit e familjes. Blerta bashkë me të dy fëmijtë vijnë në shtëpi duke i kryer detyrimet.. Pak më vonë kthehet edhe Fatmiri nga puna. Mbas një pushimi të shkutër, në shtëpi filloi muhabeti familiar sëbashku me Fatmirin i cili si gjithënjë , i qetë, i qeshur, i afruar, merrte pjesë në këto bisedime. Në këtë mjedis të ngrohtë Blerta na shtroi darkën , si kurdoherë me asortimente të ndryshme dhe për ç’do llojë miderash : Mbasdarkja kaloi e gëzuar ,me biseda të kendëshme dhe më pas me një gjumë të rehatshëm.
Data 28/ V / , dita e mërkur, dukej si ditë e zakoshme , por në fakt ishte mbushur me të papritura. Fatmiri edhe sot e kishte ditë pune. Ai u nis heret në detyrë, por nuk harroi që të më përshëndeste dhe të më uronte mua datëlindjen sipas zakonit beratas “ Namik edhe 100 vjeç , i lumtur me familje dhe me të gjithë të dashurit.”.Më pas urimet u derdhën si lum nga të gjithë: Nga Haxhireja, nga Blerta, nga Engjëllushja, si dhe nga fëmijtë, nga Ergi dhe nga Barbara , që me zerin e tyre të embël u shprehën: Xhaxhi Namiku të rroni sa më gjatë , me gjithë teze Engjëllushen dhe fëmijtë. Gëzimi përNamikun ishte i madh se po urohesh qysh në mëgjes për 74 vjetorin , në familjen Milova , në vend të huaj , në Itali, që ishte një nder dhe respekt për familjen Shehu.
Më pas njerëzit e shtëpisë filluan nga aktiviteti. Blerta dërgon fëmijtë në shkollë. Unë dhe Engjëllushjambas tualetit dhe banjos , ulemi bashkë me Haxhirenë dhe hamë mëngjesin me shije.. Pastaj përgatitemi për të qënë të gatshëm për udhëtimin e sotshëm. Blerta mbasi kthehet nga shkolla na njofton se sot do të bejmë një takim me zonjën Anila Kaja, aktualisht edhe presidente e shoqatës shqiptare “ Shqiponjat“- “Le Aquine “ , që zhvillon aktivitetin e vet në qytetin Mantovës. Ne nisemi me makinë të gjithë sëbashku dhe vemi tek sheshi Sordello. Atje parkojmë makinën dhe shkojmë për t’u takuar me Znj. Anila Kaja ,në vendin e takimit, në bar-restaurantin, në krah të bllokut të ndërtesave Magna Domu dhe pallatit Kapitano, përball Pallatit të Dukës dhe përkundrejt kuesturës.
Dëshira e jonë për t’u takuar me presidenten e shoqatës “ Le Aquile “ në Mantova të Italisë , përbënte një interesim dhe një kuriozitet , mbasi ne kishim dëgjuar më parë, për shumë shoqata Atdhetare shqipëtare që ishin ngritur në Itali ku ka mbi 300 mijë emigrant shqiptarë dhe thonë se edhe me arbëreshërit , bëhen një milion shqiptarë; që tashmë janë inkuadruar në jetën qytetare italiane dhe zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturale, artistike , sportive , me moton :” Shqipëria jemi ne “. “O sa mirë me qenë shqiptarë “. të zhvilluar në sheshe, pallate sporti si në Ravena , apo në theatër si në Udine etj. Në Itali ka mjaft shoqata tashmë që kanë bërë emër me veprimtaritë e tyre organizative, ,artistke, kulurale dhe sportive, të cilat kanë ngritur lartë vlerat ,traditat dhe emrin e denjë të kombit shqiptar. Ndër to meritojnë të përmenden :Dega e Lidhjes Shqiptare Botrore ( L.SH.B.) me qendër në Rimini dhe me kryetar Dr. Alban Kraja. , që ka marrë pjesë në të dy kongreset që ka bërë L.SH.B.,në Prishtinë dhe në Tiranë..”Lidhja nacionale Shqiptaro-Arbëreshe në Itali “. “ Shoqata Shqiponja” në qytetin e Udinës. me president Gjergj LLeshaj. Shoqata “Skënderbeu” me president Hilmi Mustafa. Shoqata “ Shote Galica “, “ Dardania “, “ Iliria “Rinia” dhe shoqata “ Kosova “ në Firence me kryetar Xhafer Berishën etj. Kujtojmë veprimtarinë e nenës shqiptare të Triestës, Zonjën e nderuar Vitori Stefa Leka, bij e arrdhur nga qyteti i ndritur i Beratit; me rrethin e saj familiar, që vlerësojnë edhe patriotin e tyre Namik Shehun . Ajo dallohet si veprimtare, humaniste, si shkrimtare, publiciste dhe pjesëmarrëse në shumë shoqata.. Me rëndësi është të theksohet se kryesia e Bashkimit të Shoqatave Shqiptare dhe Arbëreshe , si dhe lidhja Shqiptare në Itali, të mbledhur në Romë më dt. 12 / 12 / 2006, aprovuan një deklaratë , ku theksohet bashkëpunimi dhe zhvillimi i aktivitetetve të gjithë shoqatave shqiptaro-Arbëreshe në Itali ,për të rritur dinjitetin dhe nderin e kombit shqiptar. Veç kësaj nga kryesia e këtyre shoqatave është formuar grupi “ Albanian World Artist “ (A.W.A ) me drejtues Artid Fejzon, që ka dhënë koncertin e parë për të gjithë shqiptarët dhe dashamirësit më 14 / 02 / 2007 në Milano. Në Itali , në Romë del edhe një gazetë shqiptare “ Rrenjët “ (L e Radici ), në dy gjuhë, në shqip dhe në Italisht, që ka vitin e gjashtë të botimit, me kryeredaktor Z. Hasan Aliaj.; me të cilin unë kamë lidhje, mbajë korespondencë dhe botoi shkrime. Përmendim me respekt se hollësira mbi emigracionin shqiptar në Itali gjenë në librin monografik të shkruar nga shkrimtari i mirënjohur Rando Devole me titull “ L emigrazione Albanese in Italia “
Me këto mendime dhe konsiderata për emigracionin atdhetar shqiptar në Itali ,ne po shkonim me kënaqësi si grup ,për t’u takuar dhe për t’u njohur më nga afër me një presidente të shoqatës shqiptare “ Shqiponjat “ ( Le Aquile ) në Mantova , me zonjën Anila Kaja , që ishte edhe shoqe, mikesh dhe bashkëpuntore me Blertën; që na i shtonte edhe më tepër afrimin. Vendtakimi ishte caktuar tek bar-reztauranti, përball Pallatit Duka dhe pikërisht atje takojmë Znj. Anila me të cilën përshëndetemi dhe ulemi jashtë, në një mjedis të kendshëm para bar-bufes , të regulluar me karrige dhe tavolina të mbuluarë me ombrella për t’u mbrojtur nga dielli. Mbasi rehatohemi fillojmë një bisedë shoqërore dhe miqësore me zonjën Anila , e cila me dashamirësi na prezantonte punën e saj dhe të shoqatës , duke edhe na i ilustruar veprimtaritë e bëra. .Ndërsa Blerta , na jepte edhe spjegime plotësuese për disa gjera dhe në të njejtën kohë porositi akullore për të gjithë ne.
Anila na sqaronte se shoqata shqiptare“ Shqiponjat“-Le Aquile-, është me seli në via Parma , 18-46100 Mantova me cell. 3343381780 dhe me E-Mail associazioneleaquile@fastwebnet.it; dhe përbëhej nga 20 antarë shqiptarë, kryesisht të rinjë, me profesione të ndryshme, ku merrte pjesë edhe i vëllai i saj , violinist. Kjo shoqatë ishte e legalizuar dhe njihesh zyrtarisht nga ana e organeve qeveritare të qytetit të Mantovës dhe funksiononte si një organizatë e rregullt, me të gjitha dokumentacionet e nevojshme, duke paguar rregullisht edhe kuotizacionin vjetor. Më tej Anila shpjegon se qëllimi i ngritjes së shoqatës ishte përhapja e kulturës shqiptare dhe propagandimi i veprimtarive të saj , duke e bërë të njohur në të gjithë provincën e Mantovës dhe më gjerë..Për këtë arsye vazhdon ajo, më 28 / Nëntor / 2007 me rastin e 95 vjetorit të shpalljes së Pavarësisës dhe ditës së Flamurit, shoqata e jonë Shqiponjat –Le Aquile- u prezantua me një aktivitet të gjerë letraro, artistiko- kultural. Morrën pjesë antarë të shoqatës dhe shumë pjestarë të tjerë. Përshëndetja u bë nga Zonja Alice Arioli , presidente e provincës Acli të Mantovës. Më pas u mbajtën disa referate , ndërsa presidentja e shoqatës Shqiponjat , Anila Kaja ndiqte programin e. mbremjes. Më pas u zhvillua një veprimtari e pasur artistike., ku u kenduan katër Arie të operës Mrika, sonata për violinë dhe pjanofortë, u prezantua revista “ Albanoi “ etj.Ajo u mbajtë në Ludas –via Oberdan 7, me moton “ Mantova accoglie L’Albania . Shoqata ka zhvilluar edhe veprimtari të tjera. Ajo i ka kushtuar një aktivitet të gjërë kengës dhe muzikës shqiptare, e cila u konkretizua me prezantimin e kengëve qytetare nga disa qytete shqiptare, me pjesëmarrjen e 30 aktivistëve , dhe u zhvillua në një mjedis kulturor të Mantovës. Për t’u përmendur është organizimi i ekspozitës të pikturës shqiptare në qytetin e Mantovës më dt. 08 / 03 / 2008, nga shoqata Le aquine , në bashkëpunim me provincën e Mantovës dhe me qendrën e edukimit ndërkultural, me pjesëmmarrjen e Z. Fausto Banzi drejtues i pikturës së emigracionit ; me titull “ viaggio tra i colori della storia vita e sentimenti” esposizzione di arte albanese,mbajtur në Plenipotenziario piazza Sordello, 43 - Mantova; ku morrën pjesë tre piktorë emigrantë shqiptarë, Albert Kedhi, Blerina Haxhagiqi dhe Bert Asha; të cilët paraqitën punimet e tyre me vlera artistke , që u vlerësuan nga vizitorët. Ekspozita qëndroj e hapur 20 ditë në ambjetet pranë Sala Aldo Zanoni, via Tassoni,12 a Mantova. Ky aktivitet u botua edhe në gazetën lokale të Mantovës , të muajit mars me titull: “ Conoscere L’atro per una vita migliore e convivenza pacifica “. Mbyllja e ekspozitës u shoqërua me vlerësime dhe me organizimin e një bankete. Në vahdim Anila tregon se shoqata ka zhvilluar një veprimtari kulturore në bashkëpunim me një shkollë të mesme të Mantovës , sëbashku me nxënsit shqiptarë , ku u zhvilluan konkurse të pikturës, sklupturës, të fotografisë dhe të punimeve të tjera artistike, të paraqitura përpara juris së qendrës së edukimit interkultural të provincës së Mantovës më 14 prill në via Mazzini, 17-46100, e cila i vlerësoi me dhurata dhe me dhenie çmimesh.. Këto veprimtari Znj. Anila i prezantoi dhe i ilustroi me materiale dokumentative të shoqëruara me foto, skema , piktura,me figura kartolinash , me shkrime në gazetë etj.që e bënin më të qartë dhe më të plotë paraqitjen e aktiviteteve.
Në vazhdim të diskutimit me Znj. Anila, për të shtuar njohurit mbi shoqatën Le aquile , unë e pyes bashkëbiseduesen nëse ka lidhje dhe a bashkëpunon me shoqatat e tjera shqiptare që zhvillojnë aktivitete në Itali ! Anila me sinqeritet na përgjigjet se deri tani ne nuk kemi pasur ndonjë njohje apo komunikim me këto organizata, mbasi jemi përqëndruar në aktivitetet e shoqatës tonë dhe në forcimin e saj, megjithëse bashkëpunimi me to është mëse i nevojshëm. Pastaj biseda u përqëndrua në prezantimin e aktivitetit tim dhe të familjes. Unë në Nju-Jork, zhvilloj veprimtarinë time si Doktor i shkencave mjekësore, sekretar shkencor i Akademisë Shqiptao-Amerikane të shkecave në Nju- Jork. Më pas Ju tregoj për punën e bërë nga komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju- Jork dhe për mjaft shoqata dhe organizata që zhvillojnë veprimtari të larmishme dhe shumë produktive , për të përfaqësuar denjësisht kombin shqiptar në Sh.B.A dhe para gjithë botës. Në bashkëbisedim morrën pjesë Haxhireja dhe Engjëllushja me diskutime edhe për veprimtaritë e jetës së tyre. Takimi zgjati rreth dy orë, deri më 12.00, i shoqëruar me kënaqësi të përbashkëta. Në përfundim të takimit, në shenjë kujtimi unë i dhurova zonjës Anila dhe për bashkëshortin e saj Z. Edvisin ,dy librat e mija të botuar kohët e fundit me titull “Tungjatjeta Diasporë “ ,“ Dëmet mbi duhanin”, Nr. 6 të revistët së Akademisë tonë “ Dituria” ,ku bëhet fjalë për 600 vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeun dhe stilolaps si një shenjë nga Nju- Jorku. Unë i fola edhe mbi familjen dhe për fëmijtë tanë, për Teutën, Erianin dhe Loandën , Hajrinën, për dhendurët Drini dhe Gertin dhe për nipçen Rudinin. Në fund ndahemi me kujtime mjaft mbresëlenëse dhe i uruam shëndet, lumturi familiare, një trazhgimtar dhe suksese të mëtejshme në punë dhe në veprimtaritë akoma më produktive të shoqatës si presidente. Më pas me makinë vemi në biletarinë e stacionit të trenit dhe Blerta pyet për orarin e trenit , kur niset nesër në mëgjes për në Milano dhe për çmimin e biletave. Pastaj vemi në shtëpi.. Pastaj Blerta shkonë në shkollë për të marrë fëmijtë Ergin dhe Barbarën . Të gjithë u kënaqëm me drekën e shijshme dhe mbasi pushuam pimë kafen ekspres të mbasdites dhe filluam të shikojmë kasetat e filmave me pamje nga vizita në Kosovë, në Tiranë , Berat dhe në Itali; në Mantova, në Verona dhe në Venecia.. Më pas errdhi Fatmiri nga puna dhe ne të gjithë mblidhemi në dhomë për të bërë muhabete familiare.
Një telefonatë nga Peskara, vë në lëvizje Blertën , e cila na njofton se është Oriola me Skerdin , të cilët kishin marrë në telefon posaçërisht për të uruar me dashamirësi dhe në emër të famije së tyre të madhe , xhaxhi Namikunpër datëlindjen. Ata më urojnë familiarisht , jetë të gjatë dhe lumturi familiare, që ishte një respekt dhe gëzim për mua familiarisht , si dhe një nder për familjen Milova dhe Haxhirenë. Më pas ne të gjithë folëm dhe u pamë në ekran, i përshëndetëm dhe i falenderuam.
Në një atmosferë të tillë të lumtur, blerta që kishte ruajtur me fanatizëm një sekret, shpërtheu. Unë tani dua t’Ju njoftoi një lajmë të gëzuar që vjenë nga larg, shumë larg, nga Nju- Jorku, nga fëmijtë e familjes Shehu dhe nga dhëndurët, që urojnë babanë e tyre për datëlindjen dhe në çast hap zarfin , nxjerr kartolinën me mbishkrime , që kishte sjellë Teuta dhe pastaj lexon me zë: Gjysh Namikut jetë të gjatë nga Rudini. Ndërsa Teuta dhe Drini i urojnë datëlindjen prindërit të tyre. Pastaj me rradhë lexohet urimi i Erianit me Hajrinën, dhe i Loandes me Algertin. Në fund nga të gjithë ishte porosia të përgatitej dhe të dhurohej një tortë bashkërishtë me familjen Milova. Më pas Namiku përshëndetet nga të gjithë, pjestarët e familjes , duke lenë urimin përfundimtar për më vonë. Ndërsa Fatmiri me mjaft dashamirësi, propozon në emër të familjes së tij dhe të zonjës Haxhire , që këtë festë tradicionale familiare shqiptare ta festojmë me një darkë të përbashkët në restaurant, duke ja kushtuar 74 vjetorit të ditëlindjes të nderuarit tonë Namikut. Të gjithë e pritën të gëzuar mendimin dhe u bënë gati për nisje.Për këtë darkë të shënuar u zgjodh restauranti “ La Fatoria “ , që ishte edhe pranë shtëpisë së familjes Milova. Darka filloi n’ orën 20.00 ku morrën pjesë familja Milova, Fatmiri, Blerta, Ergi dhe Barbara. Familja Veleshnja Haxhireja dhe famija Shehu Engjëllushja dhe Namiku.
Darka u porositë me pizza , të shoqëruar me birra dhe pije freskuese, e cila kaloi e gëzuar, me përshëndetje dhe urime. Serinë e urimeve e hapi Fatmiri duke uruar Namikun për datëlidjen edhe 100 vjeç të tjera. Pastaj uruan me radhë Haxhireja, Blerta dhe fëmitë. Kurse Engjëllushja e ndodhur afër e uroi dhe e pushteu Namikun. Ndërsa Namiku i falenderoi të gjithë përzëmërsisht për respektin dhe nderin që i bënë. Mbas një orë ngrenie, pirje , qejfi dhe gëzimi , ne u larguam nga restauranti dhe të gjithë sëbashku qëndruam mbrapa apartamenteve të shtëpisë së Fatmirit dhe soditëm natyrën, ajrin e pastër ,bukuritë e kopshtit për rreth., si dhe cicërimën e zogjëve, si natë e fundit që ishte për miqtë Të kënaqur nga ky mjedis shkojmë në shtëpi për të përfunduar dhe embëlsuar ceremoninë e festës. Të mbledhur të gjithë sëbashku në dhomë, në pritje të vazhdimit të festimit, vjenë Blerta dhe na sjellë tortën e porositur dhe fton fëmijtë për ta prerë. Më e shkathta u tregua vajza ,Barbara , që edhe i takonte asaj ,e cila me thikë në dorë dhe me zërin e saj të embël tha : Gëzuar dhe 100 vjeç xhaxhi Namiku., dhe preu tortën ku ishte shkruar: Auguri Namikut. Vajzës Barbarës i vjenë në ndihmë e ema Blerta ,e cila fillon dhe e ndanë tortën , duke respektuar moshat. Të gjithë filluan të hanë dhe të urojnë Namikun me dashuri , me rradhë Haxhireja, Fatmiri,Blerta ,Ergi dhe Engjëllushja ,duke i thenë e gëzofshi datëlindjen me lumturi familiare.
Kjo mbremje u kthye në një festë mjaft të gëzuar familiare , me përshëndetje dhe urime të shumta fisnore,në një vend të huaj në Itali dhe në një mjedis shumë mikpritës, miqësor dhe familiar. Mbas embëlsirës, kënaqësisë dhe respektit të parë, mbremja u pasua edhe më një ngjarje tjetër të gëzuar, me dhenie dhuratash. E zonja e shtëpisë Bleta në emër të familjes i dhuron Namikutpeshqeshe me kujtime mbresëlenëse : Një maketë të gondulës mjaft të bukur të qëndisur me fije ari, nëkujtim të Venecies Një pikturë me fotografin e Dukaj, një libër anglisht mbi historikun e Mantovës , të shoqëruar edhe me një kartolinë përshëndetjeje, që me të vërtetë përbënin një kënaqësi të madha , për të gjithë pjesëmarrësit dhe në veçanti për Namikun, që në kompleks u lumturua dhe i gëzuar i falederon, i përgëzon dhe i përqafon të gjithë me respekt dhe dashuri. Me këtë rast ai sjellë ndërmend festimin e 70 vjetorit të tij , jo në Nju- Jork, por në qytetin e tij të lindjes , në Berat në mest popullit, kolegëve,të sëmurëve të tij dhe farefisit, ku drejtuesit e qytetit e nderuan edhe me titullin Intelektual i shquar i qytetit të Beratit.
Në një atmosferë të tillë të gëzuar dhe të lumtur , mjaft mikpritëse , bujare , tepër fisnike dhe me kënaqësira të shumta ,mbyllet data 28 / V / , që ishte dhe dita e fundit e qëndrimit të familjes Shehu në Itali. Mbas një aktivteti ditor të bollshëm dhe mjaft mbresëlenëse , ne të gjithë ramë të flemë
Data 29 / V / ,dita e enjte , ishte dita e nisjes së famijes Shehu për në Nju- Jork. Në këtë ditë ngrihemi shumë heret të gjithë familjet, me gjithë fëmijtë, qysh n’ora 5.30 minuta, mbasi duhet të rregullohemi dhe të përgatisim valiçet për udhëtimin e largët. Të gjithë sëbashku Fatmiri, Haxhireja, Engjëllushja, Blerta dhe Namiku , nisemi me makinë dhe vemi në stacionin e trenit të Milanos në Mantova. Atje mbasi arriti treni në stacion, ne vendosim valixhet dhe lemë gratë për të ruajtur plaçkat, ndërsa unë bashkë me Fatmirin vemi në klubin e stacionit dhe pimë nga një kafe ekspres. Pastaj mbasi morrëm me vete kafe edhe për gratë, kthehemi në stacionin e trenit. Atje sistemohemi të gjithë , Haxhireja, Engjëllushja, Blerta dhe Namiku; sëbashku me valixhet në një vagon të rehatshëm., duke na ndihmuar edhe një djal i ri. Ndërsa Fatmiri kthehet në shtëpi tek fëmijtë. Treni niset në orar , më 6.30 minuta. Çmimi i biletës për ç’do person për në Milano ishte 8.5 Euro. Udhëtimi ishte i qetë ,pa shqetësime dhe mbas dy orë dhe tridhjet minuta ne arrijmë në stacioin e trenit në Milano, i cili ishte shumë i madh, me plotë vija hekurudhore dhe më mori njerëzish. Zbresim në stacion dhe nën kujdesin e Blertës orientohemi për t’u drejtuar për në aeroportin e Milanos. Në këtë kohë sapo kish filluar një shi i imtë , i cili edhe na i vështirësonte gjetien e një taksie për të shkuar në aeroport., i cili ishte një orë larg me makinë. Me sakrifica Blerta gjeti një taksi me një çmim të shtrenjtë. Hipim të katër në taksi dhe morrëm rrugën për në aeroport. Udhëtimi ishte i qetë dhe nga të dy anë vëreje ndërtesa të bukura shumëkatëshe, me rrugë të gjera dhe herë pas here shikoje ura elegante ,që harkonin mbi rrugë .Taksisti , një djal i ri , ishte korrekt dhe drejtonte automjetin me shumë kujdes.
Mbas një ore udhëtimi , arritëm në kohë në Malpensa, në aeroport. Zbresim nga taksia dhe futemi në stacionin e aeroportit në katin e dytë., nga ku shikojmë aeroportin e madh të Milanos me plotë aeroplana, që prinin të nisnin udhëtimin. Blerta mbasi na la në një bar-bufe, na serviri mëngjezin dhe pije, u interesua për vendin e biletarisë mbasi biletat ne i kishim pronotuar nga Nju-Jorku. Unë bashkë me Engjëllushen dhe Blertën , vemi në biletari, ku takojmë nëpunësin e shërbimit, të cilit i paraqesim pashaportat dhe pastaj dorëzojmë valixhet- bagazhet dhe marrim dokumentacionet e nevojshme. Më pas mbasi po vinte koha e nisjes , Engjëllushja dhe unë përshëndetemi me Haxhirenë dhe Blerën, i falenderomë përzëmësisht dhe ndahemi me dashuri ,për të zbritur në katin e parë dhe vihemi në rradhë. Pastaj mbasi filloi nisja , ne paraqesim dokumentat dhe futemi në aeroplan.
Aeroplani ishte Alitalia-AZ-604. THU 29 May., mjaft i madh, me rreth 390 vende., me 9 rrjeshta për së gjëri dhe me 43 rrjeshta për së gjati. Ne e kishim vendin në rrjeshtin 43, nga fundi. Avioni u nis në orën e caktuar më 11.15 minuta. me orën lokale të Italisë. Udhëtimi ishte me luhatje. Herë pas here pësonte lëkundje me zbritje dhe ngjitje, që ndiheshin mirë dhe na jepnin shqetësime. Shërbimet nga stuerdesat ishin të zakonshmet. . Ata na afruan pije, më pas drekën , pastaj kafe apo çaj dhe biskota. Gjatë kohës së udhëtimit vet mund të pije lengje dhe të merrje biskota në bufe sa herë që kishje nevoi. Ne, unë dhe Engjëllushja mundoheshim që të qetësoheshim dhe të flinim ndopak. Në Nju- Jork arritëm në orën 1.55 minuta me orën lokale . Zbresim dhe vihemi në rradhë nga sektori ku kalojnë qytetarët amerikan. Kontrollit i paraqesim pashaportat amerikane dhe pastaj shkojmë për të marrë valixhet. Atje mbasi pritëm pak , valixhet errdhën me rradhë dhe u stivosën në karrocë nga Engjëllushjadhe unë. Pastaj dalim dhe takohemi me Eriain, i cili po na priste me makinën e tij jashtë.. Mbasi përshëndetemi me Erianin,ai i sistemon valixhet në makinë dhe drejtohemi për në shtëpi, në Astoria. Mbas një udhëtimi të qetë dhe me muhabete familiare ne arritëm shëndosh e mirë në shtëpinë tonë në Nju- Jork. Atje takohemi me mall dhe me dashuri me fëmijtë tanë, me Teutën, Loandën , Hajrinën dhe me Rudinin, të cilët po na prisnin me padurim.
Më pas vjen edhe Algerti me të cilin përqafohemi. Pastaj sillen valixhet dhe mbasi u sistemua gjithëçka , Engjëllushja hap valixhet dhe ju dhuron me rradhë të gjithëve peshqeshe dhe dhurata të ndryshme edhe nga krushqia e Beratit , nga familja Natasha dhe Alush Hasanbelliu.. Më pas u shtrua një drekë e pasur e përgatitur nga fëmijtë me në krye Teutën. Pastaj filloi muhabeti nga vizita e jonë në Shqipëri, në Kosovë dhe në Itali. Kënaqësia ishte e pamasë nga të gjithë. Më pas mbasi ç’do gjë u vu në qetësi, fëmijtë u larguan , për t’i çlodhur prindëritë e tyre.. Engjëllushja me merakun e saj rregulloi valixhet dhe pastaj u rehatuam.. Teuta njoftoi se i kishte dërguar E-Mail Blertës , e cila Ju përgjigj Teutës dhe neve. Ne i dëguam E- Mail : përshëndetjeje dhe falenderimi familjes Milova nëpërmjet Blertës. Familjes së krushqisë së Beratit me anë të E-Mail të Natasha Hasanbelliut dhe mikut tonë në kosovë Z. Flori Bruqit.
Me këto përshëndetje ,falenderime ,përmallje , takime dhe gëzime mbyllet data 29 / V / , dita e enjtje dhe ne të lumtur dhe pak të lodhur nga udhëtimi ramë të flejmë.
Përshtypje udhëtimi me kujtime mjaft mbresëlenëse.
NGA FAMILJA SHEHU .
NAMIKU - dhe - ENGJËLLUSHE SHEHU.
ITALI - MANTOVA. 29 / V / 2008