Arsenal të madh të armëve dhe municionit, ka gjetur policia gjatë kontrollit në një autoservis dhe shtëpi në Saraj të Shkupit, njoftoj ministrja e punëve të brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska. Disa orë më parë nga MPB u bë e ditur se ishin duke u zvhilluar disa aksione policore në Maqedoni.
Siç njofton ministrja e MPB, Gordana Jankullovska, pas marjes së informatave operative dhe urdhëri nga gjykatësi përkatës, sektori kundër krimit të organizuar, ka kryer kontroll në servisin për automjete “Vebi Koc” dhe shtëpin e 36 vjeçarit nga Saraj i Shkupit (pronar edhe i autoservisit) ku janë gjetur disa lloje të armëve si dhe municion i shumtë: pushkë e llojit “Karabin”, pistoletë e markës “Bareta”, pushkë automatike, mbajtëse të pushkave automatike e pistoletave, 600 plumba të kalibrit të ndryshëm: 7.62 mm, 9 mm, 32 mm etj.
Ndërkaq në rastin e dytë në lagjen Mellaredi në hyrje të Gostivarit, rreth orës 2:30 policia ka tentuar ta ndalojë një veturë “Nisan” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga një 28 vjeçar, me të cilin ka qen edhe një bashkudhëtar nga fshati Sanakos i moshës 35 vjec. Vetura nuk i është bindur urdhërave të polcisë për tu ndaluar dhe ka tentuar të ndryshoj kahjen duke u drejtuar për në Tetovë, mirpo policia ka arritur ti ndaloj. Gjatë kontrollit është gjetur armatim dhe fantomka /Shqipmedia





