Persona të dyshimtë kërkojnë para për Rebekën


Persona të dyshmitë kanë filluar të kërkojnë të holla nëpër banesa e shtëpi për 17 vjeçaren Rebeka Rexhepi e cila po vuan nga një sëmundje e rëndë . Nëna e saj, disenjatorja e njohur kosovare Xherladina Rexhepi për mes faqës së saj në “Facebook” ka bërë apel tek popullata që mos të iu jepet para atyre personave të dyshimtë të cilët mundohen të përfitojnë nga sëmundja e vajzës së saj. Ajo ka treguar edhe mënyrat e vetme ku njerëzit mund të kontribojnë të holla që të i mundësohet shërimi i Rebekës jashtë vendit.
Të dashur miq,
Persona te dyshimtë kane filluar të kërkojnë të holla nëpër banesa e shtëpi për Rebekën. Ju lutemi mos u jepni të holla këtyre personave! E vetmja mënyrë për të kontribuar për Rebekën është përmes xhirollogarise në bankë dhe përmes dërgeses së  SMS në Vala dhe IPKO. Keni kujdes! Në këtë faqe dhe në faqen tjetër TE GJITH PER REBEKEN i merrni informatat nga familjarët.
Ju falemnderit të gjithve dhe ju lusim që ta ndani këtë informatë më të tjerët”./ Kosovarja-ks.com/