Nuk kemi kohë, edhe pse ka kohë sa të duash
Gjithnjë e më pak kemi kohë për vizitimin e të afërmëve. Ky është një shqetësim i përgjithshëm. Duket se vetëm në rast vdekjeje ende shihemi si tog.
Arsyeja: nuk kemi kohë! Të njëjtën arsye e dëgjoj edhe për lexim; nuk kemi kohë, njashtu edhe për sport; nuk kemi kohë, mbase edhe për namaz; nuk kemi kohë!
Po mirë ore të nderuar, pyes veten dhe juve, ku jemi duke e shfrytëzuar gjithë atë kohë të kursyer prej mos vizitave farefisnore, prej mos leximit, prej mos faljes së namazit e prej mos sportit? Sikur ta shfrytëzonim arsyeshëm kohën, atëherë do të shiheshin ndryshimet në tokë.
Burimi:Iljasa Salihu