Home »
Opinione
» Një krye laike mund të flet vetëm për laicizmin dhe aspak se si duhet të jetësohet feja Islame në shoqëri
Një krye laike mund të flet vetëm për laicizmin dhe aspak se si duhet të jetësohet feja Islame në shoqëri
Është tejet e rrezikshme që një laik të ligjëron se si duhet të jetësohet feja në shoqëri. Kjo është e ngjashme me një fetar që ligjëron se si duhet jetësuar laicizmi në shoqëri. Një laik i njëmend duhet të jetë kundër fesë, ashtu siç një fetar i mirëfillt është kundër laicizmit, pavarësisht se për një kohë duhet të jetojë nën ombrellën e këtij parimi të të drejtës pozitive. Për të qenë korrekt një laik në botëkuptimin e tij, ai nuk duhet të përzihet në punë të fesë, sepse ai parimisht fenë e njeh vetëm si të gjymtuar ose ashtu siç ai ka dëshirë të jetë feja. Ky fenë ia përshtat vetës dhe jo veten fesë, kurse kjo parimisht nuk është fe!
Si rrjedhojë e këtij mishmashi, pastaj del një Mustaf Nano dhe thotë se duhet flakur Sheriatin, duhet të bëhemi musliman të moderuar, përndryshe do të ngelnim në primitivizëm. Ky është për një Islam me prejardhje nga koka e një laiku, që kjo i bie se ky Islam nuk është Islam, por krijesë ideologjike e njeriut. Ky flet kështu sepse Sheriatin e njeh vetëm si prerje të dorës në rast vjedhjeje dhe jo si kushtetutë, ligjvënie dhe ndërgjegjësim, që nuk bie ndesh në asnjë segment me natyrën e pastër njerëzore. Ky nuk e kupton se nuk mund të mendon askush më mirë se Krijuesi për nevojat, sjelljet dhe veprimet e krijesave. Ky nuk e kupton se prodhuesi i kompjuterit i cakton rregullat në lidhje me përdorimin e kompjuterit dhe jo bariu që herë pas here është vetëm përdorues i kompjuterit! Bariu duhet të jetë vetëm nxënës, dëgjues dhe zbatues i asaj që urdhëron prodhuesi i kompjuterit dhe assesi mësues i prodhuesit dhe i përdoruesve të kompjuterit, përndryshe do të kemi prishje dhe mosfunksionim të sistemit të kompjuterit.
Burimi:Iljasa Salihu





