www.facebook.com/KorporataRugove
Një like në Korporatën “Rugove”, do të shndërrohet në dhjetë centë, ndihmë për fëmijët e prekur me sindromën Down!
Përgjegjësia shoqërore ka shumë rëndësi për Korporatën Rugove, e cila edhe me herët ka përkrahur shumë organizime, evente bamirësie dhe individ.Kjo është hera e parë që Korporata Rugove në bashkëpunim me Shoqatën Down Sindrome Kosova, organizon një kampanjë përmes mediave sociale, Facebook-ut, ku apelohet tek të gjithë qytetaret t’ia bëjnë “like” (pëlqim) faqes zyrtare të Korporatës “Rugova”.
Kjo korporatë është zotuar se për çdo pëlqim i cili vije në faqen e saj, ajo do t’i shndërrojë ato në dhjetë cent vlerë, duke kontribuar kështu Shoqatës Down Sindromë Kosova dhe personave, femijëve, të prekur nga ky Sindromë.
Përmes kësaj mbështetje financiare prej Korporatës Rugove, Down Sindromë Kosova pritet ti përmisojë dukshëm kushtet e punës të cilat do ti ndihmojnë shumë në përmisimin dhe përkrahjen e fëmijëve të cilët janë të prekur me Sindromin Down.
Gjithashtu përveq qëllimit të sigurimin të mjeteve financiare, Korporata Rugove synon që përmes kësaj kampanjë, të kontriboj në vetëdijësimin e gjithë qytetarëve të Kosovës, për Sindromin Down dhe personat e prekur nga ai.
Ndihma vjen një nga një!