Myslimanët bëjnë thirrje që të ndalohet filmi për profetin Nuh (Video)


Deklarata thotë se ligji islamik qartë e ndalon personifikimin e figurave profetike dhe filmi është “në kundërshtim me fenë”.
Një grup myslimanësh në Egjipt i ka bërë thirrje shtetit që të ndalojë një film të “Paramount Pictures”, i cili është paralajmëruar të shfaqet në ekranin e madh më 28 mars.
Arsyeja pse ky grup pretendon ta ndalojë këtë film, është se në të do të flitet për jetën e profetit Noah, i njohur në religjionin islam si Nuhu.
Grupi “Al-Ahzar” nëpërmjet një thirrjeje publike, ka thënë se ky film duhet të ndalohet sepse karakterizon profetin e Allahut.
“Al Ahzar deklaron se shfaqja e këtij filmi duhet të ndalohet, për shkak se karakterizon profetin e Allahut dhe shokët e Profetit të fundit, Muhamed”, thuhet në këtë deklaratë.
Në të gjithashtu thuhet se ligji islamik qartë e ndalon personifikimin e figurafe fetare në film dhe kjo është në kundërshtim me fenë. Filmi në të cilin luan edhe aktori Russel Croëe, është kritikuar ashpër edhe nga organizata të tjera islamike.
Ja edhe trileri i filmit: