Më kërkuan…

Më kërkuan t’u flas për lumturinë…
Nuk e di pse, por menjëherë në mendje më erdhe ti….
Ti dhe buzëqeshja jote…
Ti dhe krahët e tu duke më përqafuar në pafundësi….
Ti dhe buzët e tua duke më puthur ëmbël….

Ti dhe sytë e tu duke më shikuar me butësi….
Ti dhe dora jote duke më përkëdhelur magjishëm….
Ti dhe shpatulla jote duke u mbështetur dëshpërimisht…
Ti dhe dashuria jote duke më dashur pa kushte…
Ndoshta sepse lumturia ime, mban emrin tënd ♥