Me kalimin e kohës do të kuptosh
qe te rrish me dike vetëm
sepse te ofron një te ardhme te mirë,
do të beje qe herët a vonë,
të duash te kthehesh ne te kaluaren tënde.
Me kalimin e kohës do të kuptosh
qe te martohesh vetëm sepse “po ngelesh vetëm”
është një paralajmerim i qartë qe martesa
do të jetë një dështim total.
Me kalimin e kohës do të kuptosh
qe vetëm ai qe është i aftë te te doje
me gjithë te metat e tua, pa pretenduar te te ndrysho,
mund te te jap te gjithë lumturine qe deshiron.
Me kalimin e kohës do të kuptosh
qe n.q.s. do rrish ne krah te personit
te dashur vetëm për te shoqëruar vetmine tënde,
do perfundosh duke mos dashur ta shohësh me.
Me kalimin e kohës do kuptosh qe miqte e vërtetë
vlejne me shumë se çdo sasi parash.
Me kalimin e kohës do kuptosh qe
miqte e vërtetë numerohen me gishta,
dhe qe ai qe nuk lufton për te ruajtur
miqesine e tyre herët a vonë do perfundoj
i rrethuar me miqesi te rreme.
Me kalimin e kohës do kuptosh qe fjalët
e thena ne një moment ne ikje e sipër
mund te lendojne personin tjetër pergjate gjithë jetës.
Me kalimin e kohës do të kuptosh qe n.q.s
. ke lenduar rëndë një mik/e, ka shumë
mundësi qe shoqëria të mos jetë kurrë me e njëjtë.
Me kalimin e kohës do të kuptosh qe çdo
experience e jetuar me çdo person është e paperseritshme.
Me kalimin e kohës do të mësosh të
ndërtosh gjithçka mbi te sotmen,
pasi e nesermja është shumë e
pasigurt për te bërë plane…
Me kalimin e kohës do të kuptosh qe t’i sforcosh gjërat qe te ndodhin, do të beje qe në fund
të mos jenë siç i prisje.
Me kalimin e kohës do të kuptosh
qe ne te vërtetë me e mira nuk ishte e ardhmja, por momenti
qe po jetoje ne ato çaste.
Me kalimin e kohës do të kuptosh
qe të tentosh te falesh apo të kërkosh falje,
të thuash se dashuron, të thuash qe te ka marr malli,
të thuash qe ke nevojë, të thuash
qe do të bëhesh mik/e përpara një varri, nuk vlen me!
Dhe kujto këto fjalë:
“Njeriu plaket shumë shpejt dhe mencurohet shumë vonë.”
Tamam atëherë kur: “Nuk ka me kohë.”!!





