Botëkuptimi se “të gjithë kinezët duken njësoj” është bërë realitet në një shkollë në qytetin kinez Wuhan.
Arsimtarja Xu Fei ka një punë shumë të vështirë me klasën e saj prej 22 nxënësish, pasi 20 prej tyre janë binjakë (10 palë binjakë).
“Është shumë vështirë t’i dallosh, ndërsa të gjithë mbajnë uniforma të njëjta. E kam të vështirë ta di se kujt po i drejtohem kur bëj pyetje ose nëse i paralajmëroj se bisedojnë gjatë orës së mësimit”, është shprehur mësuesja 28-vjeçare.
Mirëpo, ajo ka thënë se me kalimin e kohës dhe me njohjen e nxënësve, po arrin të mësojë se kush është kush, pasi ka filluar t’i vërejë dallimet e vogla mes binjakëve.
Drejtori i shkollës ka thënë se nuk bëhet fjalë për numër të madh binjakësh në atë rajon, porse ka rastisur që shumë prej tyre të përfundojnë në të njëjtën klasë. /Telegrafi/