Kim Mehmeti: Kryesuesit e BDI kanë mendësi leniniste


Kim Mehmeti ka kritikuar kryesinë e BDI-së, duke thënë se kjo parti ka një mendësi leniniste. Ai thotë se BDI po ushqehet me bindjen se partia është ajo që më së miri e di që mund të jetë “babai” i shtetit.
Mehmeti shkruan se partia shqiptare në pushtet ecën me bindjen se partia e di se çfarë do populli dhe nuk e sjell partinë si një mundësi alternative e zgjedhjes.
“Kryesusit e BDI-së veprojnë sipas mendësisë leniniste e cila ushqehet me bindjen se partia është ajo që më së miri e dinë se cili mund të jetë ‘babai’i shtetit që do i dojë të gjthë njësojë, nga bindja se shteti qëndron mbi prirjet e ‘prijësit’, e jo mbi zgjidhjet kushtetuese, se populli duhet të zgjedh atë që e pëlqen partia, e jo e kundërta”, shkruan analisti Mehmeti në profilin e tij në Facebook.
Në fund, Kim Mehmeti shton se prandaj BDI është vënë në kërkim të një presidenti konsensual që të na dojë të gjithëve njësoj, e nuk po merret me zgjidhje kushtetuese që të na trajtojë të gjithëve njësoj.

Related Posts: