KIEV, 4 mars /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry e ka akuzuar sot Rusinë se po përpiqej të gjente një “pretekst për të pushtuar Ukrainën” dhe e ka paralajmëruar Moskën ndaj të gjitha rreziqeve të izolimit nëse ajo vazhdonte të këmbëngulte në ndjekjen e kësaj politike.
Aktualisht në vizitë në Kiev, zyrtari i lartë i diplomacisë amerikane i dënoi dhe i konsideroi “akte agresioni” të Rusisë kundër Ukrainës veprimet më të fundit të Moskës, ku po ashtu theksoi se ”SHBA-ja nuk po përpiqej të arrinte asnjë konfrontatim” me Moskën./
/I.P/






