Jo të gjitha hadithet që shkruhen nëpër libra i ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), shumë prej tyre janë të shpikura.
Hadithit i duhet bërë një studim i hollësishëm për të gjetur gradën e tij, a është Sahih, Hasen, apo Daif.
Vetëm pasi të marrim vesh se a është Hasen apo Sahih mund të themi:
Ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kështu e kështu.
Por kur hadithi është Daif (i dobet) nuk lejohet të themi se ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kështu e kështu .
Në një hadith sahih thotë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)
Kush gënjen mbi mua le të përgatisi një karrike për në zjarr.
Dhe në një hadith tjetër thotë i Dërguari (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
Ai që tregon një hadith prej meje e nuk e di a është Sahih (i vërtetë prej Profetit ) ai është gënjeshtar i dytë.
Gënjeshtar i parë është ai që shpif një hadith, kurse i dyti është ai që përhap ndër njerezit një hadith daif (të dobët ).
Prandaj thonë Dijetarët:
Ç`do musliman që di një hadith, por nuk i di gradën e këtij hadithi nuk lejohet për këtë musliman të thotë, Se ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) kështu e kështu.
Kur ndonjë prej jush merr mësim nga ndonjë Profesor, apo Hoxhë dhe Hoxha ju thotë ndonjë hadith pa treguar për gradën e tij atëherë ju i thoni atij.
Ne kemi ndegjuar prej jush se jo ç`do hadith është i saktë, me që kështu qëndron çështja ne kemi deshire me marrë vesh, që ky hadith që po thuani, a është i saktë apo jo ???.
Marrur nga:
Fetaua Li Shejkhil Albani, vëllimi 3, faqe, 300-301.
Home »
Hadithe
» Jo të gjitha hadithet që shkruhen nëpër libra i ka thënë Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)