Jo ore mendjecekët!
Kultivimin e kulturës dhe traditës shqiptare disa patriotë, paskan vendosur ta bëjnë duke i mësuar se si vallëzohet djem e vajza së bashku, pastaj duke e ndarë veçmas një djalë me një vajzë të veshur me pantallona të ngushta ose me diçka tjetër të shkurtër dhe në fund ja që ndodhi edhe ajo që (nuk) pritej të ndodhte. Unë habitem me ata prindër që me sa lehtësi i besojnë të pabesuarës.
Muzika, vallëzimi i përbashkët dhe i veçant, veshja e shkurtër dhe e ngushtë, disponimi i harlisur dhe dridhja e belit xigëlojnë dhe zgjojnë epshin. Nëse një prind do ta pohonte të kundërtën, atëherë paskemi të bëjmë me valltarë papotencë!
Ndërsa mos të harrojmë se vallet shqiptare janë me veshje kombëtare, ku burrat me burra dhe si burra vallëzojnë, kurse ndaras vajzat me dahire në dorë e valle që vetëm atyre u shkojnë përshtati!
Burimi:Iljasa Salihu