Ja, lutja ime o Zot

Rabindranath Tagore

Ja, lutja ime o Zot: Çkulma, hiqma rrënjën e mjerimit që kam në zemrën time!
Falmë forcë që të duroj gaze edhe helme!
Falmë forcë që ta bëj frytdhënëse dashurinë time në shërbesë!
Falmë forcë që kurrë të mos i largohem të varfrit dhe kurrë të mos i përkul gjunjët para të fuqishmit mizor!
Falmë forcën që të lartësoj mendjen time mbi vogëlimat e jetës së përditshme!
Dhe falmë fuqi që forcën time t’ia blatoj me dashuri vullnetit tënd!

E perktheu: Mihal Hanxhari
Pergatiti: Mia Mia