Në 13 dhoma, ku kultivonin 767 bimë kanabisi, 2 shqiptarë kishin arritur të llogarisnin fitime prej 1 milionë paund, nëse droga do të piqej dhe do të kishte dalë për shitje. Gjykata e Ipsëichit në Britaninë e Madhe paraqiti faktet për shqiptarët Blerim Mema, 21 vjeç dhe Graci Fekolarin, 29 vjeç, të dy banues në “Henley Road”, teksa ata kishin pranuar prodhimin e kanabisit, pasi u arrestuan më 14 shkurt të këtij viti. Gjykatësi John Holt tha se ata kishin qenë të përfshirë në një rrjet të sofistikuar dhe ngritën një fermë të vërtetë që përpunonte marihuanën. Ai tha se shtëpia kishte 8 dhoma gjumi që ishin marrë me qira për 7700 paund në muaj nga 1 tetori 2013 dhe qiraja ishte paguar deri në datën kur policia bastisi ambientet, më 14 shkurt. Më tej gjykatësi shtoi se vlera me shumicë e kanabisit u vlerësua në mes të 100.000 dhe 500.000 paund, me një vlerë me pakicë, të llogaritur në 1 milionë paund. Mema kishte deklaruar se merrte rrogë mujore prej 200 paund plus një shpërblim në momentin kur marihuana do të korrej. Steven Dyble, avokati i Fekolarit tha se klienti i tij kishte ardhur në Britani të Madhe në kërkim të një jetë më të mirë dhe është shfrytëzuar nga organizatorët e rrjetit të kanabisit. Gjykata dëgjoi të pandehurit, që automatikisht do të deportohen për në Shqipëri, pasi kanë shërbyer dënimet e tyre.
Home »
» Dy shqiptarët, fermë kanabisi 1 mln paund, e mbanin në 13 dhoma
Dy shqiptarët, fermë kanabisi 1 mln paund, e mbanin në 13 dhoma