3600 vjet stazhionim eshte i tepert edhe per ata qe e pelqejne djathin e vjeter. Copa djathi, me i vjetri i zbuluar ndonjehere nga arkeologet jane gjetur te varura ne qafën ose ne ose gjoksin e disa mumieve te varrosura në shkretëtirën e Taklamakan në Kinën Veriperëndimore.
Edhe pse zbulimi i trupave te ruajtur ne menyre te perkryer daton ne vitet ‘30 te 1900-s, analizat kimike te ushqimit te gjetur bashke me trupat janë realizuar vetëm kohët e fundit, siç thuhet ne nje studim te botuar në ‘Journal of Archaeological Science’.
Studimet e kryera në laboratorin e ‘Max Planck Institute’ të Biologjise Molekulare dhe Gjenetike ne Gjermani kanë identifikuar proteina dhe yndyrna që të lënë pak dyshime: substanca e verdhë e gjendur tek mumiet është tamam djathe.
Si ka mundur te rezistoje kaq gjate? Fale klimës së thatë shkretëtirë dhe fashave te ngushta me te cilat ishin mbeshtjelle mumiet, te varrosura nw në arkivole të vulosura me lekure lope, ne nje toke te kripur; praktikisht nje lloj vakuumi.






