Me shumë mundësi, shoferi ka llogaritur keq distancën dhe mjeti ka përfunduar tragjikisht në ujë.
Një makinë, që kërkon të marrë tragetin në minutën e fundit, teksa anija po shkëputet nga bankina e portit. Me shumë mundësi, shoferi ka llogaritur keq distancën dhe si pasojë, makina ka rrëshqitur në ujë. Fatkeqësisht, ky incident i ndodhur në portin “Sirkeci” të Stambollit në Turqi, ka përfunduar me tragjedi.
Një fëmijë 5-vjeçar që ishte në bordin e makinës, nuk ia ka dalë dot, kurse tre gra ia dolën të shpëtojnë, ndonëse me plagë. Filmimi është bërë nga telekamera e sigurisë në portë dhe ka dalë, pasi gjykata urdhëroi arrestimin e kapitenit të tragetit “Sadabad” dhe të dy anëtarëve të tjerë të stafit, me akuzën e vrasjes.






