Dashuria ime për ty

Dashuria ime
për ty do të mbarojë
atëherë kur një piktor
i verbër do të arrijë të
pikturojë zhurmën
e një petali trëndafili
që bie mbi toke ngadalë.