ZEMËRIMI YT

Si diçka normale mbi mu i lëshon fjalët
harron se në shpirt ato fort më vrasin
fjala ik si lumi… kurrë ajo nuk ndalët
fjalët që lëndojnë… fjalët që bërtasin.

Në gjumin e natës një zë tingëllon
se di pse në zemër vuaj përsëri
ti me zemërimin tënd sa shumë më helmon
sa ndjenja vret në zemër… jo jo ti se di!

Fluturon dhe ngulet thellë në ndjenjën time
fjala e thënë vend i len zemërimit
dhe një natë pa gjumë… një natë me mendime
zemra kur të qetësohet vend si len pendimit!?