Videoja e grabitjes së dhunshme të pikës së karburantit nga banda e Kamzës

Në provat materiale që ka policia në lidhje me grabitësit e karburanteve, është edhe një video e fiksuar me mënyrën se si vidhnin gjashtë të rinjtë nga Kamza.
Fillimisht ata paraqiten si klientë për te blere karburant. Njeri prej tyre  futet me ne thellësi te karburantit, duke pare si kureshtare per vaj makine. Ne momentin qe te rinjtë janë vendosur ne pozicion, nisin vjedhjen e dhunshme, duke goditur te gjithë shitesit e karburantit.
Vjedhja perfundon me lidhjen e te dy shitesve, si edhe marrjen e te hollave n kasaforten e tyre, qe ndodhet ne dhome. Policia ka publikuar vetem nje nga vjedhjet e karburanteve, e xhirua nga kamerat e objektit qe u vodh, ndersa disponon disa te tilla me prova te pakontestueshme per veprimtarine kriminale te te rinjve të arrestuar një ditë më parë gjatë një aksioni të koduar “Gjahtarët e natës”.