VIDEO/ Kur kryeministri serb deklaronte se për një serb do vrasin 100 myslimanë


Zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, para pak kohësh deklaroi se i vinte turp për të kaluarën e tij në krah të politikanëve serbë, që udhëhoqën tmerret e luftërave në territoret e ish- Jugosllavisë, gjatë viteve 1990.
Por e kaluara e politikanit pretendent për kryeministër të Serbisë vërtet është e tmerrshme, sidomos kur ai deklaron në Parlamentin e Serbisë se për një “një serb të vrarë, ne do të vrasim 100 myslimanë”.
Më poshtë mund të shikoni videon me këtë deklaratë, e cila para pak ditësh është dërguar edhe në Zyrën e Prokurorit në Sarajevë nga një ish- anëtar i Armatës së Republikës së Bosnjës e Hercegovinës, Omer Isoviç, i ka bërë një kërkesë Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës që të iniciojë hetime kundër Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç dhe Zëvendëskryeministrit të Parë serb Aleksandër Vuçiç./EXPRESS