Pritja e mëngjesit në Malin Fuxhi është goxha romantike – por jo i katapultuar në ajër, i lidhur për shtati me fishekzjarre përreth shtratit tuaj.
E kjo gjë i ka ndodhur një personi, i cili u gjend në një shaka të pakripë nga miqtë e kolegët e tij të punës.
Një emision televiziv japonez, i cili njihet për shaka të tilla, e ka realizuar ndoshta shakanë më të pakripë të mundshme ndonjëherë. Pas një numërimi së prapthi, një aktor komik, i quajtur Toshiaki Kasuga, u ngrit 50 metra në ajër afër malit më të lartë japonez, transmeton Koha.net.
Sipas ueb-faqes “Kotaku”, Kasuga kishte qenë në gjumë gjatë gjithë procesit të montimit të shakasë, pasi që një natë më parë kishte pirë alkool me shokët e tij dhe, si pasojë, nuk kishte dëgjuar asgjë.
Në një radio-intervistë, Kasuga ka deklaruar se atij i është thënë se duhet të shkojnë në atë vend për të kryer disa xhirime, e si pasojë e motit të ftohtë, ai me miqtë e tij “ia kishin grahë rakisë” për tu ngrohur. /koha/






