Vajza që në vend të lotëve derdh guralecë nga sytë (VIDEO)


Një vajzë e vogël ka hutuar mjekët pasi që ka lotuar gurë në vend lotëve. Vajza nga Jemeni 12 vjeç, në vend të lotëve prodhon gurë të fortë nën qepallat e syve të saj.
Mjekët thonë se ata ende nuk dinë të japin ndonjë shpjegim për një fenomen të tillë pasi vajza, Saadiya Saleh, nuk vuan nga ndonjë sëmundje e njohur për ta.
Fatkeqësisht kjo ka shkaktuar panik në zonën rurale, ku banorët mendojnë se vajza është mbërthyer nga ndonjë magji.
Një xhirim i transmetuar në “YouTube” nga televizioni jemenas “Azal” tregon mjekët që janë bashkuar rreth saj me një kuti të vogël, e cila është e mbushur plot gurë që kanë rënë nga sytë e vajzës së vogël në vetëm pak orë.
“Ky rast është një fenomen i çuditshëm për rajonin”, thotë prezantuesi lokal.
“Rasti ka shkaktuar panik në zonën ku jeton vajza…Disa thonë se vajza mund të jetë zënë nga ndonjë magji, ndërsa të tjerë thuan se ajo mund të jetë xhind…Të tjerët frikësohet se në vend mund të fillojë një epidemi e rrezikshme”.