UKRAINË – Një bashkëpunëtor i Timoshenkos zgjidhet ministër i Brendshëm


KIEV, 22 shkurt /ATSH-AFP/ - Parlamenti ukrainas zgjodhi sot një bashkëpunëtor të opozitares së burgosur Julia Timoshenko në postin e ministrit të Brendshëm në qeverinë e bashkimit kombëtar.

Arsen Avakov u zgjodh me 275 pro gjatë një seance parlamentare ku votuan 324 deputetë. Një i afërt tjetër i Julia Timoshenkos, Oleksandër Turçinov, është zgjedhur më parë kryetar parlamenti, në vend të një të afërti të Janukoviçit, i cili dha dorëheqjen.