KIEV, 24 shkurt /ATSH-AFP/ – Julia Timoshenko do të niset për t’u kuruar në Gjermani, njoftoi sot partia e saj në faqen e internetit, dy ditë pas lirimit të opozitares ukrainase.
Julia Timoshenko, frymëzimi i Revolucionit Portokalli të 2004-s dhe ish-kryeministre, e cila vuan nga hernia diskale, u shfaq në një karrocë me rrota pas lirimit të papritur dy ditë më parë, pak pas shkarkimit të presidentit Viktor Janukoviç.






