Reporteri Josh Taylor i televizionit ABC 7 nuk ka kaluar mirë në Sarasota të Floridës, ku po përgatiste një storie rreth një mashtrimi për qiranë.
Një femër ishte ankuar se kishte paguar për marrjen me qira të një shtëpie me 11 dhoma, por ia kishin dhënë një shtëpi me pesë dhoma.
Pronarja e shtëpisë kishte refuzuar t’ia kthente paratë, prandaj ajo ka ftuar në terren gazetarët e ABC-së.
Taylor ishte përpjekur t’i bënte intervistë pronares, por ajo është nervozuar dhe ia ka marrë trekëmbëshin e kamerës e ka futur në automjetin e tij dhe ka ikur.
Më pas është kthyer në këmbë për të kërkuar sërish nga ai që të largohet, mirëpo në moment ka ardhur policia dhe ajo është arrestuar me akuzën për vjedhje automjeti. /Telegrafi/






