Tharmi i kuptimit
Dua ta kuptoj vlerën e leximit duke lexuar,
Vlerën e sportit duke bërë sport,
Vlerën e adhurimit duke adhuruar vetëm Zotin,
Vlerën e dashurisë duke dashuruar të ligjshmen,
Vlerën e shëtitjes duke u shëtitur,
Vlerën e parasë duke blerë, dhënë dhe kursyer,
Vlerën e shëndetit duke i ledhatuar të sëmurit,
Vlerën e vëllazërisë duke vepruar si vëlla,
Vlerën e veprës duke vepruar me dinjitet,
Ndërkaq,
Vlerën e vesit nuk dua ta kuptoj me përqafim të vesit,
As prostitucionin duke bërë prostitucion,
As vjedhjen duke vjedhur,
As plogështinë duke ndenjur,
As politeizmin duke adhuruar më shumë se një Zot,
As dashurinë duke i dashuruar dashnoret,
As paranë duke i shpërdoruar ato,
As shëndetin duke ia cilësuar këtë mirësi vetvetës,
As vëllazërinë duke vepruar si shok tinëzar,
Porse,
Këto do t’i kuptoj përmes urtësisë së ndalesës,
Përmes rezultatit të tyre,
Përmes fundit të tyre të padinjitet,
Përmes çmendjes së tyre,
Përkundër kënaqjes së para do kohëshme,
Unë tani kam kuptuar se si duhet kuptuar,
Po ju, që u përpoqa t’ju flas për tharmin e kuptimit?
Iljasa SALIHU, 17.02.2014, Shkup
Burimi:Iljasa Salihu