Të vishesh me qumësht (FOTO)

Dhjetëra litra qumësht dhe qindra shkrepje aparati. Por në fund ia vlen. Fotografi polak, Jaroslav Wieczorkiewicz, jeton në Londër, ku ka hapur një studio që realizon foto konceptuale. Imazhet e  vajzave të veshura me qumësht janë përdorur në fushata publicitare në të gjithë botën, duke i dhënë atij famë.
Fotot e mëposhtme janë shkëputur nga seria e titulluar “Milky PinUps” dhe shoqërojnë kalendarin e vitit 2014. Teknika që përdoret është impresionuese: qumështi hidhet mbi trupin e zhveshur të modeles, ndërsa fotografi shkrep aparatin me intensitet të lartë. Fotot më pas montohen për të realizuar efektin e plotë.