Të qeshurat në luftë: Ja si tallen me snajperistët e Assadit në Siri (Video)


Lufta në Siri është duke u bërë çdo herë më e ashpër. Pos xhirimeve të tmerrshme që vijnë çdo ditë nga ky vend, këtë herë në internet qarkullon një video më e “hareshme”.
Në YouTube është postuar një video ku shihet se si luftëtari kryengritës provokon snajperistin e Bashar al-Assadit, duke u fshehur e duke ia vënë në shënjestër një si kukull.
Snajperisti gjuan, por nuk e qëllon cakun.
Gjatë gjithë kohës, të pranishmëve në këtë “lojë” nuk u ndalen të qeshurat. Për më shumë, shikojeni videon. /Telegrafi/