Të Kam Ëndërruar…

Mbi dritare nata derdh qetsinë
dhe shiu i furishëm shoqëron vetminë.
Lart në qiell të errët dy sy shkëlqejnë
një zemër të vetmuar e mbushin me shpresë.
Heshtja mbretëron…
Dy sy të vegjel ngadal mbyllën
një buzëqeshje e ëmbël
vjedhurazi shikon
dhe niset në kërkim të ëndërrës së tij…
Ngadalë lundron në detë
dhe ngritet e fluturon në qiell
me dy sy që shkëlqejnë atje lart
buzeqeshja flet.
Nata kalon…
Buzëqeshja mbledhë krahët
dhe kthehet në qerdhen e vetë…
Sërish heshtja mbretëron…
dhe sytë e vegjël hapen me nxitim
tani dielli i posalindur ndriqon.
” Të kam ëndërruar,”
një zë tingëllon
dhe…
sërish heshtja mbretëron…