Sulmohen shqiptarët nëpër Shkup – VIDEO


Në fshatin Llokë të Shkupit sonte ka ndodhur një incidente i rëndë. Banorët e këtij fshati dukeshin të terrorizuar nga ngjarja që ishte shkaktuar krejt papritmas në shtëpinë e njërit prej bashkëfshatarit të tyre në ora 22:00.
Përderisa një grua ka përcjellur deri në portën e shtëpisë djalin e saj të mitur, paprimtas para derës i ishin shfaqur për rreth 60 huligan maqedonas, ku sipas banorëve të fshatit kanë bërtitur: Vdekje shqiptarëve. Në ato çaste kur ishin dëgjuar bërtimat ishin alaramuar burrat e këtij fshati, dhe si pasojë huliganët maqedonas ishin larguar me vrap. Megjithatë, mbetet e paqartë edhe përskaj deklaratave të banorëve se çfarë kanë tentuar të bëjnë huliganët maqedonas që ishin afruar deri te porta e shtëpisë së shqiptarit?
Më poshtë Almakos ju sjell dy deklarata nga vendgjarja, ku njëri prej tyre kërkon nga qeveritarët shqiptarë të ndërmarrin masa urgjente për t’i paralndaluar këto raste, duke i bërë apel liderit të BDI-së, Ali Ahmetit:



Ndërkohë, një kamioni i ishin thyer disa xhama, ku reporeti i Almakos ka arritur të fotografoj edhe gurin me të cilin dëshmonin fshatarët se janë shkaktuar dëmet. Ata thonin se xhamat i janë thyer edhe disa veturave, por meqë situata ishte tejet e tensionuar gazetari ynë nuk arriti të fotografoj veturat dhe kamionët tjerë që ishin demoluar.
Ky nuk ishte icidenti i parë. Vetëm para një jave dëshmojnë dy të rinjë të fshatit Llokë, nga disa huliganë maqedonas ishin sulmuar pa asnjëfarë arsye me shufra metalike, dhe se për këtë kishin lajmëruar policin që të ndërmarrin masa, që tek ura që lidh këtë fshat me Gjorçe Petrovin të vendoset një patrullë policore, sepse shpeshherë në atë vend sulmohen të rinjt. Por, deri më tani nga policia nuk ishte ndërmarr asgjë./Almakos