Strazburgu hap dyert për ish të burgosurit politikë shqiptarë të Maqedonisë


Në bazë të Konventës për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut,me seli në Strazbur,dhe në bazë të plotësimeve të fundit të kësaj Konvente(Protokol nr.14,CETS nr.104,të cilët hynë në fuqi në 01.08.2010)të gjithë ish të burgosurit  dhe të persekutuarit politik shqiptar nga R.Maqedonisë,të cilët e paditën shtetin,dhe i kaluan të gjitha instancat e rregullta,sikurse që janë:Ggjyqi Administrativ dhe Gjyqi i Apelit,dhe të  pakënaqur me aktgjykimet e gjyqeve të lartpërmendur,sipas Statutit dhe Rregullores së punës të Gjyqit Ndërkombëtar për mbrojtjen e Lirive dhe të drejtave të njeriut me seli në Strazbur,e fitojnë të drejtën për të kërkuar të drejtat e veta në këtë institucion.
Sipas Statutit dhe Rregullores së punës të Gjyqit ndërkombëtar për mbrojtjejn e të drejtave dhe lirive të njeriut,Aplikuesit nuk kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim nga Gjyqi i lartëpërmendur.Të gjithë ish të burgosurit që i drejtohen Strazburit,e padisin R.Maqedonisë për diskriminim.Bazë për këta padi është Neni 6,14 dhe 41 i konventës Europiane kundër diskriminimit.Bazë e Aplikacioneve  të ish të burgosurve dhe të persekutuarve politikë shqiptarë për në Strazbur është:Ligji për ç’dëmtim dhe kompensim pë ish të burgosurit politik maqedonas- të gjithë ata që kanë luftuar për shtetformim të Maqedonisë dhe të kombit maqedonas.Ligji është miratuar në Parlamentin e Maqedonisë,dhe i botuar në Gazetën Zyrtare,nr.61/ data 30.12.2002,po i njëjti Ligj është plotësuar në vitin 2005.Ligji për sigurim social dhe pension,Gazeta zyrtare e R Maqedonisë,nr 80/93,i datës 30.12.1993.Ligji për sigurim social dhe pension,saktësisht neni 111-117,në mënyrë të thukët skjaron të drejtat e ish të burgosurve politikë maqedonas,që dalin nga ky Ligj.Me TË dy ligjet e lartëpërmendur,Qeveria e  Maqedonisë definitivisht i ka dhënë fund zgjidhjes së problemit me ish të burgosurit politikë maqedonas,dhe është futur në kënetën e diskriminmit.Me këtë veprimtari, dhe me inferioritetin e faktorit politik shqiptar në pushtet dhe në opozitë këta 23 vjetët e fundit,problemin me zgjidhjen e statusit të ish të burgosurve politikë shqiptarë janë munduar ta shpallin inekzistent.I gjithë opinioni shqiptar e din se ky problem ekziston dhe do të zgjidhet petjetër.Mbi 20 mijë të persekutuar dhe të burgosur politik shqiptar,nuk mundet të shpallen inekzistent.Besojmë se një ditë, një Ligj për llustrim do ti ketë në rend të ditës të gjithë ata që penguan mossgjidhjene statusit dhe të problemit të të burgosurve politikë shqiptarë,të mëparshëm dhe të tashëm.(sipas dhjetra deklaratave të Avokatit të Popullit,Komitetit të Helsinkit..,të cilët deklarojnë se në Maqedoni ka të burgosur politik)
Me Aplikacionet,të cilat janë dërguar dhe po dërgohen në Strazbur,të burgosurit dhe të persekutuarit politikë shqiptarë,e padisin pushtetin për diskriminim,neni  6,14,41 i Konventës.Neni 6,është i saktë kur thotë:secili ka të drejtë për gjykim korekt.Të gjithë të persekutuarit që e paditën shtetin, u ballafaquan me kërcënime dhe shantazhe nga ana e gjykatësve përkatës.Në Shoqatë janë deponuar 48 Paditës,të cilët janë shantazhuar dhe kërcënuar,por disa edhe janë mashtruar,me të vetmin qëllim që ti tërhekin paditë.Neni 14 është shumë decid,sa i takon ndalimit i të diskriminimit.Në rastin e të persekutuarve dhe të burgosurvr politikë shqiptarë ka diskriminim primitiv karshi të burgosurve maqedonas.Paditë e të burgosurve dhe të persekutuarve politikë shqiptarë, bazohen në Konventën Europiane kundër diskriminimit,poashtu edhe në ligjet e vendit kundër diskriminimit.
Paditë e para janë futur në procedurë pranë Gjyqit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kundër diskriminimit me seli në Strazbur.Jemi shumë mirënjohës institucionit të lartëpërmendur,që na mundësoi që të gjithë paditësit,secili veç e veç,në Strazbur të përfaqësohen nga kryetari i Shoqatës së të burgosurve dhe të persekutuarve politikë shqiptarë (për informata më të detajuar,informata në zyrën e Shoqatës,ora 9-13).Sikurse në gjyqet e vendit,ashtu edhe në Gjyqin e Strazburit,secili i burgosur dhe i persekutuar politik,padinë e bën individuale(neni 34 i Konventës).Gjyqet nuk pranojnë padi kolektive,per arsye se,Shoqata nuk ka Legjitimitet aktiv,nuk ka ekzistuar në kohën kur ka ndodhur persekutimi.
Po i informojmë të gjithë ata të persekutuar politik,të cilët e kanë kaluar Lëndën në Gjyqin Administrativ dhe në Gjyqin e Apelit,të jenë të kujdesshëm me afatet.Gjyqi i Strazburit nuk pranon lëndë,të cilat i kanë kaluar mbi gjashtë muaj nga dita e vendimit të Gjyqit tëApelit. (neni 35 i Konventës)
Apelojmë te të gjithë të persekutuarit politikë shqiptarë,të cilët e kanë shkelur afatin prej gjashtë muajsh pët të aplikuar në Strazbur,dhe të gjithë ata që për arsye të ndryshme nuk e paditën shtetin për diskrimini,ta bëjnë këtë punë sa më parë.
Gjyqi i Strazburit nuk kërkon kompenzim material(neni 50) për procedurat që do të kryhen pranë këtij institucioni.Përpilimin dhe dërgesën e Aplikacioneve,do ta bëjë i autorizuari i Shoqatës.Dokumentacioni i kompletuar:të gjithë vendimet për largim nga puna,të gjthë vendimet e  Komisioneve Diciplinor,vendimet e Gjyqeve të Punës së bashkuar,vendimet e Gjyqeve Komunal,Vendimet e Gjyqeve të Qarkut,vendimet e Gjyqeve Suprem,vendimet e Gjyqeve Kushtetues,të gjithë këta dokumente duhet të dërgohen pranë Selisë sëShoqatës,e cila ndodhet në Shkup,afër Stadiumit të ish Sllogës,tek barakat e Autoshkollës.
Duhet theksuar se,sipas Rregullores së punës të Gjyqit të Strazburit ,Aplikantët nuk ftohen të marin pjesë në seancat e Gjyqit të lartëpërmendur.Shoqata ka bërë kërkesë ekskluzive që të përfaqësohet nga Kryetari i saj(neni 38 i rregullores së punës së Konventës e mundëson një veprim të tillë),për arsye se është njohës i mirë i së Drejtës ndërkombëtare,dhe në veçanti i të gjitha Konventave për të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe Konventat kundër diskriminimit.Gjyqi i Strazburit, aplikantit i ofron  satisfaksion juridik.Edhepse sipas Rregullores së punës të Gjyqit të Strazburit,lëndët që kanë shkelur afatin prej gjashtë muajsh nuk procedohen,përsëri sipas nenit 37,edhepse Aplikanti i ka shkelur afatet për aplikim,ky nen i  mundëson që lënda të meret në shqyrtim,natyrisht,në rast se Gjyqi konstaton  se ka shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut.Në këtë nen,duhet të thiren të gjithë ata të persekutuar dhe të burgosur politikë shqiptar,të cilët e kanë tejkaluar afatin prej gjashtë muajsh,pas vendimit të Gjyqit të Apelit në vend.Këta individë do të duhet ta deponojnë dokumentacionin pranë Shoqatës.
Vendimet e Gjyqit ndërkombëtar për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut me seli në Strazbur,pas përfundimit të procedurës,i dorëzohen Këshillit të Ministrave të BE,të cilët janë të obliguar ta ndjekin nivelin dhe fazën e zbatimit të Vendimeve nga ana e shtetit të paditur,në këtë rast R.Maqedonisë.Në rast se pala që e humb kontestin,në këtë rast R.Maqedonisë,nuk e zbaton vendimin e Gjyqit të Strazburit,neni  46-alinea-1,atëherë,i Këshillit të Ministrave të BE nëpërmjet të përfaqësuesve të vetë në vend,sugjeron realizimin e të drejtave,që të burgosurve dhe të persekutuarve shqiptarë iu janë mohuar.
Instanca e fundit pranë Gjyqit ndërkombëtar për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe kundër diskriminimit,është Këshilli i Lartë Gjyqësor,gjithashtu pranë të njejtit institucion.Pranë këtij institucioni mundet të ankohet Aplikanti,në rast se nuk është i kënaqur me vendimin e Gjyqit paraprak.Vendimet e Këshillit të lartë gjyqësor janë shkalla e fundit dhe përfundimtare.Lënda e PARË nga një i burgosur politik shqiptar ka hyrë në procedurë me numër:75426/13.
O7.02.2014                                                                  Shoqata e të burgosurve dhe e të persekutuarve