Shkup, përleshje mes protestuesve dhe policisë – VIDEO

Policia maqedonase ka arrestuar disa punëtorë të falimentuar të cilët paraprakisht u përplasën me forcat policore para qeverisë.
Në mesin e tyre është edhe kryetarja e Unionit të punëtorëve të falimentuar, Liljana Georgievska, të cilës policia i ka vendosur pranga. Poashtu është prangosur edhe një tjetër protestues. Protestuesit tjerë kanë bllokuar furgonin policor dhe nuk kanë lejuar që ata të dërgohen në polici. Policia ka lëshuar pe dhe e ka liruar Georgievskën pas një kohe të shkurtër.
Policia mbrojti kryetarin e Shoqatës së Sindikatës Zhivko Mitrevski, duke arrestuar kryetaren e Shoqatës së Punëtorëve “Unit”, Liljana Georgievska. Punëtorët, tepër të revoltuar kërkonin drejtësi dhe pyesnin se pse Sindikata i ka harruar ata të cilët dikur ishin punëtor dhe pjesë e kësaj shoqërie.