Shumë informacione kanë qarkulluar se rusët kanë patur kontakt me alienët për herë të parë në vitin 1942. Por asgjë rreth këtyre fakteve nuk është vërtetuar. Në vitin 1969, në shtetin e Sverdlovsky u raportua se u rrëzua një disk fluturues, ku brenda saj ndodheshin 3 ufo.
Dy prej tyre ishin të vdekur, kurse një tjetër ishte ende gjallë dhe u shpëtua nga ushtria ruse. Dy trupat e vdekur dhe disku fluturues u transportuan në një vend të sigurt rus ku u analizua dhe u bë autopsia e trupave të pajetë.
Të tre qëniet ishin rreth 4 metra të gjata dhe ngjyrën e lëkurës e kihis blu. Sipas gazetes ruse ‘Pravda’, KGB-ja thuhet se ka patur një njësi të veçantë për të monitoruar të gjitha informacionet në lidhje me fenomenet e pashpjegueshme.
Po kështu, në 10 gusht të vitit 1989 u raportua se një disk fluturues u rrëzua pranë qytetit të Prohlandnyi.Radarët e ushtrisë sovjetike gjurmuan objektin e paidentifikuar fluturues.
Menjëherë u dërguan avionë për të identifikuar objektin dhe u përpoqën për të gjetur kontakte, por pa sukses.
Ky informacion u raportua për herë të parë nga 3 hetuesit Anton Anfalov, Lenura Azizova dhe Alexander Mosolov. Megjithatë, ata nuk kishin dokumentacion për të mbështetur historinë e tyre.