Rrëfehet Messi: ‘Unë po vuaja shumë’

Lionel Messi ka qenë i ftuar në një emision në Spanjë. Fenomeni i futbollit është pyetur për jetën e tij personale, karrierën dhe famën e tij. I pyetur për momentin më të vështirë të jetës së tij, Messi ka rrëfyer se padyshim që ishte ai kur vendosi ta lë qytetin e tij të lindjes për tu nisur në Barcelonë. “Unë po vuaja shumë. 

Veq kisha vendosur të lë Rosarion për të jetuar në Barcelona. Ishë një një moment që natë e ditë vuaja. Më dukej absurde të bëjë një jetë pa familjen time, miqtë e shokët, fqinjët e moshatarët e mijë. Nuk e mendoja jetën pa popullin tim që aq shumë e dua. Isha vetëm 13 vjeç atëherë kur Barcelona më ofroj të gjitha, shërimin tim, kushtet për mua, jetën time dhe karrierën. Arrita atje me mallin që kisha për të gjithë.

 Por unë i jam falënderues të gjithë popullit katalonas, shokëve të mij te Barca dhe drejtuesve të skuadrës. Ata ma bënë jetën më të lehtë mua. Erdha këtu dhe shfaqa talentin tim. Unë punoja shumë sepse e dija se nëse unë bëhem futbollist i madh, do të mund të sjell këtu edhe familjen time. Kjo edhe ndodhi. 

Unë arrita të bëhem futbollisti më i mirë në botë nga Barcelona. Por unë asnjëherë nuk e harroj Rosarion, Argjentinën dhe popullin tim” ka thënë Messi.

Related Posts: